13.9 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajme“Edhe Filipçe duhet të tregojë diçka” – Mickoski me përgjigje ndaj kërkesës...

“Edhe Filipçe duhet të tregojë diçka” – Mickoski me përgjigje ndaj kërkesës për seancë të mbyllur kuvendore për BE

Nuk ka përgjigje konkrete nga kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me kërkesën e kryetarit të opozitares LSDM, Venko Filipçe për mbajtjen e seancës së mbyllur kuvendore ku do të debatohej për planet e mëtutjeshme të qeverisë se si do t’i vazhdojë eurointegrimet. Mickoski u përgjigj shkurt.

“Duhet edhe Venko Filipçe të tregojë diçka. Tani, ai ka zgjedhur ta tregojë atë. Në rregull, ja do ta analizojmë këtë propozim të zotërisë dhe shumë shpejt do të dalim me pozitë të qartë lidhur me propozimin e tij”, tha Hristijan Micksoki.

Për propozimin e Filipçes, Blerim Bexheti nga FE tha se procesi europian duhet të kthehet në rrugën e drejtë.

“Ne e presim 15 tetorin kur arrin Raporti dhe nëse janë të vërteta ato informacione që tashmë dolën në publik se Republika e Shqipërisë po ndahet, ky është edhe një argument më shumë se i mjaftueshëm se nuk lëvizim në rrugën e drejtë por se jemi në rrugë të gabuar nga ana e kësaj qeverie jolegjitime”, deklaroi Blerim Bexheti.

Përndryshe, dje kryetari i LSDM-së Venko Filipçe në ClickPlus në TV21 e thirri kryeministrin Mickoski që në seancë të mbyllur kuvendore të debatohet mbi planet dhe hapat e mëtutjeshëm për vazhdimin e procesit eurointegrues. Mickoski i ndërpreu negociatat me BE për çka nuk ka të drejtë as morale e as politike që ta bëjë këtë, tha Filipçe. Ai me thirrje për kryeministrin Mickoski.

 “E thërras që të mbajmë seancë në Kuvend. Nëse ka informacione të ndjeshme diplomatike, ajo seancë mund të jetë e mbyllur. Megjithatë, VMRO-DPMNE dhe shumica parlamentare ka për obligim që të tregojë se si do të vazhdojë kjo rrugë më tutje”, tha Venko Filipçe.

Filipçe foli edhe për ofertën e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban si vend kryesues me BE-në, që të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por kjo kërkesë u refuzua në mënyrë ekspresë nga Sofja.

“Është e qartë se partneri i tyre i ri strategjik, Hungaria tha se nuk mund të përzihej dhe nuk mund të ndihmojë në këtë. Nga njëra anë, kryeministri Orban dhe Hungaria ofrojnë ndihmë por nga ana tjetër, disa orë para se kryeministri Orban ta japë këtë deklaratë se ofron ndihmë dhe e përkrah rrugën tonë drejt BE-së, ambasadori i tij në Këshillin e ministrave të Europës, voton për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria”, tha Filipçe.

Edhe pse liderët e partnerit të koalicionit VLEN pohojnë se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin deri në fund të vitit, Mickoski në të njëjtën kohë me qëndrim se ato nuk do të miratohen derisa nuk pranohet kushti i tij për ndryshime kushtetuese me prapaveprim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments