8.6 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeE vranë dhe ia dogjën trupin për t’i marrë 6.000 denarë, paraburgim...

E vranë dhe ia dogjën trupin për t’i marrë 6.000 denarë, paraburgim për dy persona nga Kriva Pallanka

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy vëllezërve nga fshati Lukë i Kriva Pallankës, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëpunëtorë kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 të Kodit Penal.

“Të dyshuarit, të moshës 20 dhe 25 vjeç, nga lakmia i kanë marrë jetën bashkëfshatarit të tyre. Natën mes 24 dhe 25 marsit, ata kanë rënë dakord të kryejnë vjedhje në shtëpinë e viktimës. Vëllai i vogël e ka zgjuar të dëmtuarin dhe e ka nxjerrë jashtë me pretekstin se donte t’i blinte raki. Në oborr e ka goditur me shat në kokë, më pas të dy e kanë tërhequr zvarrë së bashku dhe e kanë goditur edhe disa herë me një send”.

“Duke kontrolluar në xhepat e viktimës, ata i kanë marrë 6.000 denarë, të cilat i kanë ndarë mes vete dhe më pas kanë kontrolluar shtëpinë dhe hapësirat tjera ndihmëse. Në fund e kanë lyer trupin e tij me benzinë dhe i vunë flakën, më pas e hodhën në një gropë buzë lumit dhe e mbuluan me pemë dhe gurë”.

“Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Kumanovë, për dy të dyshuarit caktoi masën e paraburgimit, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments