8.4 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeE tepruan me bakllava?! 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë

E tepruan me bakllava?! 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë

Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona të kërkojnë ndihmë vetëm në Urgjencën e Tetovës.

Vetëm sot, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi.

Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

Mjeku kujdestar, Kujtim Rexhepi nëpërmjet TV21 ka apeluar deri te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi.

“Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments