Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimin Haradinaj e ka quajtur vëllazëror, derisa ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
Ndaj këtij takimi, ka reaguar edhe Prof.dr. Enver Bytyçi.
Ai në një postim në Facebook tha se ndihet fajtor se e ka bërë “hero” Haradinajn në librin t ij “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe – Roli i Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në ndarjen e Kosovës”.
Po ashtu, profesori u shpreh se ndjehet keq që nuk e parashikoi se Haradinaj mund të bashkohet me Ramën. Në murrin e tijë në Fb profesori Bytyqi shprehet
Kurrë nuk jam penduar për atë që kam shkruar. Mund të kem thënë, “Mos e teprova”, por jo pendesë, sepse koha më ka dhënë të drejtë. Sot ndjehem fajtor pse e kam bërë Ramush Haradinajn hero në monografinë time “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe – Roli i Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në ndarjen e Kosovës”. Eshtë një libër i botuar shqip dhe anglisht. Aty kam vlerësuar maksimalisht rolin e Ramushit në kundërshtimin e tezave të ndarjes së Kosovës kundër këtyre tre protagonistëve anti-Kosovë!
Sot nuk ndjehem keq pse i kam shkruar ato në libër në favor dhe në vlerësim të qëndrimeve të Haradinajt. Se në fund të fundit nuk kam shkruar gënjeshtra. Sot ndjehem keq, se pse nuk parashikova se “atdhetari”, “patrioti”, “qëndrestari” Ramush Haradinajt do të bashkohej një ditë me tre ujqërit që donin ta kafshonin territorin e Kosovës. Kjo është brenga ime! Duhej ta dija se politikanë pa shtyllë kurrizore si Ramushi, nuk qëndrojnë gjatë në rezistencë. Nuk rrijnë dot gjatë në opozitë e pa vënë gjoba! Nuk janë të qëndrueshëm kur është fjala të joshen nga pushteti e pasuria! Janë këto tipare që atë e bashkuan sërishmi me Edi Ramën. Madje në përpjekje të përbashkëta për ta përçarë faktorin politik në Kosovë dhe kësisoj për ta mposht Albin Kurtin e Vjosa Osmanin!
Më bëhet sikur dhe unë të jem fajtor e skuqem për veprimet e paftyrë të Ramush Haradinajt!