www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
Urime kryetar që i përvesh mëngët për të kontribuar në pastrimin e qytetit .Askush nuk thotë keq e keni bërë …Trimin vrae hakin mos ia ha thonë malsorët e mi …shembull pozitiv


Por sikur nuk je i njohtuar se shumëçka nuk funksionon nëpër institucione arsimore me mirëmbajtjen e oborreve ..psh Shkolla e mesme Gjimnazi Kiril Pejçinoviç në Tetovë në oborrin e saj ka një sallë sporti ,në rrethrrotullimin e saj kah shtëpitë private… nuk është vënë dorë rregullimi me vite i oborrit të Gjimnazit,është krijuar një mal i egër i vërtetë në Qendër të Tetovës ( faktografi )





Pra jo që si qytetar i Komunës së Tetovës dhe banues i njërës nga shtëpitë që kufizohemi me Oborrin e Gjimnazit Kiril Pejçinoviç në Tetovë ,pra edhe si qytetar taksapagues kam sqaruar shqetsimin dhe intervenim me datë 16.06.2025 deri te drejtoria ,nuk kam pritur përgjigje në letër, edhe më keq nuk është përgjigjur askush me aksion pune…lexoe vetë…dhe vërtetoe

Pra kur mundesh vetë diku tjetër ,dil në aksion vetë edhe te Gjimnazi…?!

===============================================
P.S. Histori interesante derisa i bëra fotografitë ,hyra nga parkingu i oborrit dhe e munda frikën nga turri i 4-5 qenëve endacak të cilëve ua prisha rahatinë …më mësoi babai im si fëmi kur të turen qentë gjëja e parë që duhet të bësh ulu në gjunjë dhe këndo një dua …unë shtova plus një kërkim falje djalit tim …dhe si magji ata u ndalën …shpëtova se në të kundërtën do shtohesha në listën komunale të kafshuarëve nga qentë endacak
Mesut Shabani Tetovë
