13.8 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeE paparë vetëm pse janë krerët legal të UÇK-së /Në vend të...

E paparë vetëm pse janë krerët legal të UÇK-së /Në vend të lirimit pa kusht ,dhe dëmshpërblimit , po i ndal pa fakte konkrete, deri tash ka vetëm deklarata verbale Gjykata Speciale për të satën herë ua vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit e Kadri Veselit

LAJMI INTERAKTIV

www.telegrami.mk

E paparë vetëm pse janë krerët legal të UÇK-së .Në vend të lirimit pa kusht , dhe dëmshpërblimit po i ndal pa fakte konkrete, më tepër me deklarata verbale Gjykata Speciale për të satën herë ua vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit e Kadri Veselit…Nuk u dha si fakt konkret në publik-opinion as edhe një emër e mbiemër të ndonjë pjestari të cilit do nacionalitet i cilit do qoftë në Kosovë ..pa le të jetë edhe shqiptar se dy të pandehurit e akuzuar nga Gjykata Speciale e Hagës , Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e të tjerët dora vetë janë kryesit …nuk ka .as ndonjë fotografi …nga ajo për të cilin akuzohen …Thjeshtë pra kjo është një njollosje faktike për luftën heroike dhe lavdinë e UÇK-së nga organet speciale gjyqësore …..atë që nuk mund ta bënin brenda kohës së luftës së UÇK-së për shkak opinioinit pozitiv botëror po e bëjnë tani dhe del pastër hakmarje koalicionesh të disa shteteve në hije që mendojnë se janë ende superfuqi europiane në kohë paqeje,duke mos haruar se ende e kanë dhe kultivojnë jarani nga e kaluara mbretërore por edhe komuniste me Serbinë dhe elementin -bashkëpuntorët sërb brenda shqiptarëve… SHQIPTARËT SË PARI NË KOSOVË,PASTAJ MAQEDONI TË VERIUT,LUGINË TË PRESHEVËS DHE NË SHQIPËRI NGA SHTATORI DUHET ME PROTESTU NË TË NJËJTËN DITË SI KËRKESË PËR LIRIM PA KUSHT TË ISH KRERËVE TË KOSOVËS DHE STAFIT TË UÇK-SË

www.telegrami.mk

===================================================

LAJMI AKTIV QË QARKULLON

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kjo masë ndaj tyre është vazhduar përmes dy vendimeve të ndara nga kryetari i trupit gjykues, Charles SMith III.

Në arsyetimin e këtyre vendimeve thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së, dhe që mund të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.

Andaj, lidhur me këtë, ZPS-ja ka parashtruar se këto rreziqe mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në objektin e paraburgimit të DhSK-së.

“Lidhur me rrezikun e pengimit të përparimit të procedurave të DS-së dhe kryerjes së krimeve të tjera, Paneli mban qëndrimin se asnjë nga masat e parashikuara në Nenin 41(12) nuk mund të zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese. Për më tepër, Paneli gjen se masat në vend në objektet e paraburgimit të DhSK-së, të shqyrtuara si tërësi, ofrojnë garanci të forta kundër vizitave dhe komunikimeve të pa monitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorët e miratuar paraprakisht, me qëllim minimizimin e rreziqeve të pengimit dhe kryerjes së krimeve të tjera. Për më tepër, ato ofrojnë një mjedis të kontrolluar ku një shkelje e mundshme e konfidencialitetit mund të identifikohet dhe/ose parandalohet më lehtë”, thuhet në vendimin ndaj Veselit e ngjashëm edhe në atë ndaj Thaçit.

Paneli gjithashtu ka evidentuar se dy të akuzuarit janë në paraburgim për një periudhë të gjatë dhe se gjyqi në këtë rast është i gjatë. Kështu, iu kërkua palëve që të jenë të kujdesshëm dhe gjyqi të zhvillohet sa më shpejt që është e mundur.

Si rrjedhojë, paneli ka konstatuar vazhdimi i masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për Thaçin dhe Veselin është i nevojshëm kështu që u urdhërua vazhdimi i kësaj mase.

Ndërsa, u urdhërua edhe ZPS-ja që parashtrimet e saj për shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit t’i dorëzojë deri m 24 shtator 2024 që pastaj palët tjera mund t’i përgjigjen kërkesës. /betimipërdrejtësi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments