18.3 C
Tetovo
E shtunë, 5 Tetor, 2024
BallinaLajmeE mërkura ditë zie shtetërore në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik...

E mërkura ditë zie shtetërore në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Presidentes.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Bullgari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments