8.6 C
Tetovo
E premte, 7 Mars, 2025
BallinaLajme“E kuptojmë zhgënjimin tuaj, por ne jemi aleatët tuaj – na besoni”...

“E kuptojmë zhgënjimin tuaj, por ne jemi aleatët tuaj – na besoni” – tha Izet Mexhiti /VIDEO

Lideri i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka dërguar kritika deri te BDI-ja nga konventa promovuese e kandidatit të tyre për president, Arben Taravari, transmeton TV21.

Tha “se sistemit të kalbur të BDI-së i ka ardhur fundi”.“Dora e BDI-së ka hyrë në çdo shtëpi dhe ka bërë përçarje. Ky pra është sistemi i kalbur i BDI-së të cilit i ka skaduar afati i përdorimit”.

Ndërkaq ka dërguar porosi te ndërkombëtarët që t’iu besojnë, sepse i kanë aleatë.

“E kemi edhe një mesazh për aleatët tanë ndërkombëtarë. E kuptojmë zhgënjimin tuaj nga klasa aktuale politike shqiptare. Ju e keni lexuar moti mashtrimin politik që po ua bëjnë pushtetarët shqiptarë. Mos keni asnjë dilemë se tek opozita shqiptare do të gjeni aleatin dhe partnerin tuaj për të reformuar sistemin e kapur dhe të kalbur… Ka ardhur koha për ndryshim dhe na besoni”, tha Mexhiti./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments