Nevzat Bejta do t’i rikthehet politikës, kjo pasi ai do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit nga koalicioni VLEN.
Për Telegrafi Maqedoni, ka qenë vetë Bejta i cili e konfirmoi se do të garojë në zgjedhjet e 11 janarit për Komunën e Gostivarit.
Ai pritet që kandidaturën ta dorëzojë ditën e nesërme në KSHZ.
Kujtojmë se Nevzat Bejta ishte kryetar i Komunës së Gostivarit për dy mandate, teksa rikthimi i tij në këtë garë politike, vjen pasi në zgjedhjet e19 tetorit në Gostivar nuk u arrit censusi.
