12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeE konfirmon edhe Komisioni Evropian: Regjistrimi ishte sipas të gjitha standardeve

E konfirmon edhe Komisioni Evropian: Regjistrimi ishte sipas të gjitha standardeve

 Komisioni Evropian nuk i vë në pikëpyetje rezultatet dhe metodologjinë e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut.zhurnal.mk

Në pyetjen e MIA-s nëse Komisioni Evropian ka koment për bashkësitë e ndryshme dhe faktorët të cilët nuk pajtohen ose nuk i njohin rezultatet e regjistrimit, Komisioni Evropian thotë se nuk është i kënaqur nga metodologjia.

“Nuk i komentojmë këto pretendime. Siç është thënë në Raportin për Maqedoninë e Veriut prej vitit 2021, Ligji dhe Metodologjia, mbi të cilat janë bazuar përgatitja, organizimi dhe zbatimi i regjistrimit, janë harmonizuar me standarde relevante të definuara me legjislativën statistikore të Bashkimit Evropian”, deklaroi sot zëdhënësja Ana Pisonero.

Ajo para disa ditësh potencoi se Komisioni e përshëndeti faktin që vendi përfundimisht pas 20 vitesh e zbatoi regjistrimin, të dhënat e aktualizuara janë kyçe për ndërtimin e politikave sociale, ekonomike dhe demografike në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments