2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeE kishin shqyer flamurin shqiptar, Policia e Maqedonisë së Veriut me padi...

E kishin shqyer flamurin shqiptar, Policia e Maqedonisë së Veriut me padi ndaj katër qytetarëve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre të rinjve për përdhosjen e flamurit shqiptar më 29 nëntor në Prilep, transmeton Portalb.mk.

“RPB Prilep ka ngritur kallëzim penal ndaj 23 vjeçarit K.V., 32 vjeçarit B.B. dhe 19 vjeçarit K.G. dhe 15 vjeçarit, të gjithë nga Prilepi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale”, raportoi Policia.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale për nxitje të urrejtjes në bazë nacionale, pasi më 269 nëntor në Prilep e kishin shqyer flamurin shqiptar dhe e kishin shkel me veturë.

Policia e Maqedonisë së Veriut deri më tani ka arrestuar gjithsej 17 persona për huliganizmin e shfaqur ditëve të fundit rreth djegies dhe shkeljes së simboleve kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Në mesin e tyre ishin edhe tre të arrestuarit nga Prilepi për shkak përdhosjes së flamurit shqiptar.

Gjykata Themelore Penale Shkup më 29 nëntor, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, tre qytetarëve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për nxitje të tensioneve ndëretnike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments