4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeE çuditshme si gjykatësi shqiptar dhe nënkryetari i Këshillit Gjyqësor mbrojnë fuqishëm...

E çuditshme si gjykatësi shqiptar dhe nënkryetari i Këshillit Gjyqësor mbrojnë fuqishëm Mijalkovin!

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka reaguar mbi zhvillimet në Këshillin gjyqësor. Nga kjo gjykatë thonë se, ashtu si gjithë opinioni publik, me vëmendje i përcjell zhvillimet, duke nënvizuar se në këtë periudhë vendimtare për vendin, të gjitha palët në gjyqësor duhet t’i drejtojnë veprimet e tyre drejt zbatimit të rekomandimeve të evidentuara në raportet përkatëse të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është Raporti i Komisionit Evropian dhe Raporti i Departamentit të Shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Inkurajojmë Këshillin Gjyqësor që ta kapërcejë situatën në radhë të parë në interes të qytetarëve dhe në atë drejtim të vazhdojë përpjekjet për përgatitjen e Strategjisë së Reformës në Drejtësi, ndryshimet e nevojshme ligjore dhe zbatimin e standardeve evropiane, pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit. Lufta kundër korrupsionit, transparenca dhe kthimi i besimit publik”, thuhet në reagimin e Gjykatës Supreme.

Kujtojmë se shtatë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët dy ditë më parë me vetëm 6 vota me propozim të zëvendësit të saj Selim Ademi e shkarkuan kryetaren Vesna Dameva, tani nuk mund të sigurojnë dhe votën e tetë për të zgjedhur kryetarin e ri, prandaj e kanë shtyrë seancën për 2 maj.

Selim Ademi u ankua se seanca duhet të shtyhet pasi që nuk ishin të gjithë anëtarët, edhe pse të pranishëm ishin 12 anëtarë të Këshilli Gjyqësor me të drejtë të plotë vote.

Kryetarja e shkarkuar Vesna Dameva, proceduralisht e pyeti Ademin pse kërkon shtyrje prej dy ditësh, a bëhet kjo për të arritur shumicën prej 8 votash për kryetar të ri?

“Ja do t’ju ​​japim dy ditë, do të shohim nëse do të arrini shumicën e nevojshme. Çfarë mund të ndryshohet pas dy ditësh? Nuk kishim kohë të mjaftueshme për të ndërtuar një qëndrim? Epo atëherë ne nuk e meritojmë të ulemi në këtë trup. Dje është dashur të na mbroni të gjithëve nga presionet e jashtme”, tha Dameva.

Në seancë, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi, në prani të kryetares Dameva, ia mori fjalën dhe e hodhi në votim shkarkimin e saj.

“Kryetari edhe pse është në sallë, zëvendësi në mënyrë arbitrare ia mori udhëheqjen dhe vendosi pikë në rend dite. Unë jam peng i juaj dhe i njerëzve që ju dhanë urdhër që seanca të ndërpritet”, tha Dameva.

Dameva tha se problemi nuk janë marrëdhëniet, por urdhrat dhe dëshirat e jashtme për zgjedhjen dhe (shkarkimin) e gjyqtarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments