5.3 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaDyshohet se nxori sekretet ushtarake të Rusisë/ Arrestohet zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare

Dyshohet se nxori sekretet ushtarake të Rusisë/ Arrestohet zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka filluar ‘spastrimet’ e para në radhët e ushtrisë.

Gazetari investigativ, Gristo Grozev, në një reagim të fundit në Tëitter, duke cituar burime të pavarura, ka thënë se shërbimi rus i sigurisë FSB (pasardhësi i KGB-së), ka arrestuar zëvendësdrejtorin e Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov.

“Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë në sigurinë personale të Putinit”, tha Grozev.

Arsyet e arrestimit të Gavrilov nuk dihen për momentin, por sipas disa burimeve, oficeri rus u arrestua për rrjedhje të informacionit ushtarak, me pasojë humbjen e jetës., ka thënë më tej gazetari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments