Vënia në funksion i laboratorit të ri të ri për kontrollin e njehsorëve në suaza të Byrosë për metrologji është që t’u jepet zgjedhje qytetarëve nëse dyshojnë se njehsori i tyre çalon nga parametrat e paraparë. Ky është qëndrimi i Ministrisë për energjetikë dhe Byrosë për metrologji prej ku thonë se nuk kanë informacione nëse në vendin tonë ka njehsorë të pasaktë. Nga Byroja thonë se edhe për momentin ka laborator që e kryen këtë kontroll. Bëhet fjalë për laboratorin e EVN-së, por është akredituar nga Instituti për akreditime, përfaqësuesit e të cilit një herë në vjet dalin në teren nën shoqëri të punonjësve të Byrosë dhe vlerësojnë nëse ky laborator i plotëson kriteret ligjore. Nga Byroja paralajmëruan se laboratori i tyre do të fillojë me punë së shpejti dhe se do të vlejnë rregullat e njëjta që vlejnë kur kontrollin e kryen edhe EVN.Përndryshe, procedura për kontrollin nëse njehsorët janë të saktë vijon pasi që qytetarët të parashtrojnë kërkesë për kontroll, ekip i EVN-së me përfaqësues të Byrosë del në terren, e merr njehsorin e rrymës dhe e dërgojnë në kontroll. Pasi që do të vendoset në funksion laboratori i dytë, procedura do të jetë e njëjtë, vetëm me atë që njehsori do të jetë në Byro dhe atë do ta kontrollojnë punonjës të trajnuar të këtij institucioni.
Nga Metrologjia thonë se çdo njehsor që instalohet nga ana e EVN është i saktë për shkak se pas verifikimit qëndron prodhuesi, që sipas BE-së është garancë e mjaftueshme, por te ne në Maqedoni kjo gjë është përforcuar me kontroll të dyfishtë.