22.4 C
Tetovo
E premte, 22 Gusht, 2025
BallinaLajmeDy vajza, 15 dhe 16 vjeçare nga rajoni i Kërçovës humbën jetën...

Dy vajza, 15 dhe 16 vjeçare nga rajoni i Kërçovës humbën jetën në një aksident me katërçikletë

Dy nxënëse 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës “Drita” në Kërçovë, humbën jetën në një aksident me katërçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të policisë, dje rreth orës 18:05, një 15 vjeçarja nga Kolibari po drejtonte një katërçikletë me targa Kërçovë, ka humbur kontrollin e automjetit dheka dalë nga rruga. Ajo dhe pasagjerja e saj, një vajzë 16-vjeçare nga fshati Greshnicë, vdiqën nga plagët e marra në vendin e aksidentit. Një mjek i shpalli të dy vajzat të vdekura dhe me urdhër të prokurorit publik, trupat u dërguan për autopsi.

“Po merren të gjitha masat për të hetuar plotësisht incidentin”, raportoi policia.

Administrata e shkollës “Drita” shprehu ngushëllime të thella, duke theksuar se humbja e Erionës dhe Albinës e tronditi thellë institucionin arsimor. Drejtori, stafi mësimor dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.

Në një aksident tjetër, që ndodhi dje në “Vasil Gjorgjov” në Kapishtec, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit goditi një trotinet elektrik i drejtuar nga një e mitur 13-vjeçare.

“Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes. E mitura pësoi lëndime të rënda në aksident, ndërsa edhe pasagjerja e saj 12-vjeçare pësoi lëndime, të cilat u konfirmuan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën. Naumi Ohrit”. Një ekip inspektimi i SPB Shkup kreu inspektim dhe po ndërmerren masa intensive për gjetjen e shoferit dhe automjetit dhe për sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në buletinin e Ministrisë së Brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments