10.6 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajmeDy të vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat në Vollkovë...

Dy të vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat në Vollkovë të Shkupit

Sot ka ndodhur vrasje në Volkovë të Shkupit. Një qiramarrës ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë në të cilën jetonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e tij të mitur dhe më pas ka kryer vetëvrasje. I mituri i plagosur është transportuar në kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”.Rasti është raportuar në polici rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Për të shtënat në Volkovë është urdhëruar autopsi dhe nga vendi i ngjarjes është gjetur arma, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës.

“Sot (24.03.2025) rreth orës 09.00, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Vollkovë të Shkupit, ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rastë kanë mbetur të lënduar disa persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë dhe është konstatuar se në vendngjarje kanë ndërruar jetë R.C. dhe M.N., vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë, thonë nga MPB-ja.

Si autor i mundshëm i ngjarjes po identifikohet M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, than nga MPB-ja.

Prokuroria Publike informoi se është kryer inspektim në vendngjarje dhe se do të kryhen ekspertiza balistike dhe ekspertiza të tjera për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments