Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me incidentin e mbrëmshëm me të shtëna në Butel, ku në mesin e të sulmuarve ishte edhe një polic, tha se dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
- Bëhet fjalë për një sulm ndaj disa personave, njëri prej tyre është polic. Dy persona janë privuar nga liria. Ka persona që praktikisht janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tjetër. Pres që së shpejti edhe ata të dalin para drejtësisë – tha Spasovski në pyetjen e gazetarit në konferencën e përbashkët për media me kolegun e tij boshnjak Nenad Neshiq.
Ai sqaroi se sipas klasifikimit bëhet fjalë për dhunë.
- Pres që gjatë ditës të përfundojnë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e gjithë këtij rasti dhe të lënduarit të shërohen. Është e rëndësishme që ata persona të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi”, theksoi ministri.
- Ai ka sqaruar se në njërën nga veturat kanë qenë tre persona, dy prej tyre janë ndaluar. Në automjetin tjetër ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
- I pyetur se deri ku është procedura me rastin në “Shisha Bar” dhe nëse mund të ketë lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ministri u përgjigj se ka progres në hetim. Sipas vlerësimit fillestar, ai beson se nuk ka asnjë lidhje mes këtyre rasteve, por duhet pritur deri në përfundimin e plotë të hetimeve.
- – Sigurisht që në hetim përcaktohen më shumë informacione dhe të dhëna. Këtë e parashikojnë edhe hetimet penale, ekspertizat që kemi. Motivet janë përllogaritje kriminale të strukturave të caktuara, sigurisht për motivet do të flasim më në detaje në fund të hetimeve. Megjithatë, do të jetë në një fazë kur do të mblidhen të gjitha provat dhe kur mund t’i shpallim publikut. Por, hetimin duhet ta bëjmë në nivel të institucioneve – u përgjigj Spasovski.
- Ai theksoi se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet që nevojiten në sferën e hetimeve penale dhe në bazë të urdhrave të dhëna nga prokurori publik janë në vazhdim e sipër ekspertiza dhe përcaktimi i të gjitha provave. Ai ka theksuar se fillimisht duhet të shihen motivet e sulmit të mbrëmshëm.
- Ministri theksoi se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të qetë për sigurinë e tyre.
- Sepse institucionet janë këtu dhe mbrojnë sigurinë, qetësinë dhe rendin publik, në çdo aspekt. Paqja dhe stabiliteti i qytetarëve është prioriteti numër një – tha Spasovski.
- Ai shtoi se “sipas Indeksit Ndërkombëtar të Paqes, i cili monitoron të gjitha aspektet e sigurisë, Republika e Maqedonisë së Veriut renditet si një nga më të sigurtat në Ballkan, e 35-ta në listën e sigurisë në botë”.
- I pyetur për një polic nga Velesi që përhap urrejtje në internet, ai tha se janë marrë masa nga kontrolli i brendshëm.
- Instrumentet janë forcuar, përkundër kontrollit të brendshëm, ekziston një mekanizëm i jashtëm i kontrollit në Zyrën e Avokatit të Popullit, dhe është krijuar një departament i veçantë në prokurorinë publike, të cilit i procedohen lëndët – shtoi ai.