30.3 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
BallinaLajmeDy minuta seancë për një tjetër dështim të 37 të Kuvendit të...

Dy minuta seancë për një tjetër dështim të 37 të Kuvendit të Kosovës

Rreth dy minuta ka zgjatur mbledhja e deputetëve të mërkurën. Rezultati – tjetër dështim për konstituim të Kuvendit. Edhe sot deputetët nuk votuan për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Është hera e 37-të që deputetët dështojnë në konstituim të legjislaturës së nëntë.Pro komisionit votuan 52 deputetë. Seanca e ardhshme do të mbahet të premten me fillim prej orës 11:00.Rregullorja e punës obligon deputetët të mblidhen çdo dy ditë për seancën konstituive, e cila konsiderohet e mbyllur pas zgjedhjes së kryesisë. Si rrjedhojë, Kuvendi po mban mbledhje çdo dy ditë tash e më shumë se 70 ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments