Aleanca për Shqiptarët e ndarë në dy pjesë . Kongresi i Grupit të Ziadin Selës mbahet më 18 shkurt – e dielë, ndërkohë që Arben Taravarit i ngutet, i shkarkuar nga Kuvendi i partisë ditë më parë, ka paralajmëruar Kongres të partisë për nesër.
Taravari në FB
“Në bazë të nenit 31, pika 1, të Statutit të Aleancës për Shqiptarët, thërras Kongres të jashtëzakonshëm ditën e nesërme, e premte, 16 shkurt 2024, ora 19:00, në Aleksandar Palace në Shkup. Ndryshimi Ka Nis!”, shkruan Taravari në FB, ndërsa është shpërndarë nga mbështetësit e tij.