Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani ka zbuluar sot një bazë raketore detare nëntokësore diku në Gjirin Persik.Televizioni shtetëror tregoi shefin e Gardës Revolucionare gjeneral Hossein Salami duke vizituar bazën sekrete, i ndërtuar nën tokë, për anije të afta për të gjuajtur raketa me rreze të gjatë veprimi.
Ne e sigurojmë kombin e madh të Iranit se të rinjtë e tyre janë të aftë të dalin të nderuar dhe fitimtarë nga një betejë në det kundër armiqve të mëdhenj dhe të vegjël”, shtoi Salami.
Baza u ndërtua 500 metra nën tokë dhe imazhet tregonin tunele me rreshta të gjatë të atyre që TV shtetëror tha se ishin një version i ri i skafeve që shmangin radarët që mund të lëshojnë raketa.
Iran's Revolutionary Guards unveiled an underground naval missile base at an undisclosed Persian Gulf location on Saturday, footage released by IRGC media and the state TV showed, two days before Trump's return to the White House. pic.twitter.com/1SFzsodMSo
— Iran International English (@IranIntl_En) January 18, 2025