17.8 C
Tetovo
E diel, 27 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaDW / Sulme kibernetike ndaj telefonave të Trumpit dhe Vances

DW / Sulme kibernetike ndaj telefonave të Trumpit dhe Vances

Është e paqartë nëse hakerët kinezë, që sulmuan telefonat celularë që po përdoren për fushatën presidenciale amerikane kanë vjedhur edhe të dhëna. Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve AP, të New York Times dhe Wall Street Journal objektivi i sulmeve ndaj kompanisë së telekomunikacionit Verizon ishin telefonat celularë të kandidatit republikan për president Donald Trump dhe zëvendësit të tij J.D. Vance.

Të prekur kanë qenë edhe pjesëtarë të ekipit të fushatës elektorale të kandidates demokrate Kamala Harris. Të dhënat e ofruesve të telefonisë celulare mund të përdoren për të parë, për shembull, kush i ka telefonuar kujt, kur dhe për sa kohë dhe me kë janë shkëmbyer mesazhet. Gjithësesi nuk është e qartë nëse të dhënat janë vjedhur vërtetë.

FBI nuk jep detaje

Në deklaratën e FBI-së për sulmin kibernetik nuk thuhej se cilat kishin qenë objektivat e mundshëm. Thjesht njoftohej se po zhvillohen hetime për një ndërhyrje të paautorizuar në infrastrukturën e telekomunikacionit nga aktorë me lidhje me Kinën. Sipas raporteve autoritetet amerikane supozojnë se Trumpi dhe Vance janë ndër personat, numrat e telefonit të të cilëve janë vënë në shënjestër, prandaj ata dyshojnë se veprimi është pjesë e një fushate më të madhe spiunazhi kibernetik të nisur nga Kina. Zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung nuk dha detaje në lidhje me sulmin e hakerëve nga Kina. Një zëdhënës i Verizonit tha se po zhvilloheshin hetime për sulmin por se nuk mund të jepte informacione të mëtejshme, sepse hetimi është në vazhdim.

Paralajmërime të shumta për hakerët kinezë

Muajt e fundit FBI ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të hakerëve kinezë. Në janar drejtori i FBI-së Chris Wray i tha Kongresit se hetuesit kishin zbuluar një grup të sponsorizuar nga qeveria kineze të quajtur Volt Typhoon. Sipas Wray ata kishin në shënjestër impiantet e trajtimit të ujit, rrjetin elektrik dhe sistemet e transportit në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe ruterë të vegjël për zyra dhe shtëpi në pronësi të individëve dhe të kompanive në të gjithë Shtetet e Bashkuara./DW

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments