9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDW / Rrezikohet politika europiane për klimën nga populistët e djathtë?

DW / Rrezikohet politika europiane për klimën nga populistët e djathtë?

Forcat e djathta populiste janë duke u shtuar në gjithë Europën dhe shumë prej tyre nuk i pranojnë rreziqet e ndryshimit të klimës. Çfarë do të thotë kjo për politikën e ardhme për klimën në kontinent?

Duke filluar që nga Greta Thunberg e deri tek forumi ekonomik botëror: trajtimi i ndryshimit të klimës është duke sunduar gjithnjë e më shumë debatet publike. Edhe partitë e djathta populiste në Europë janë duke e zbuluar ndryshimin e klimës për debatet e tyre. Dhe kjo mund të rrezikohë mbrojtjen e klimës.

“Nuk do të ishim në rregull sikur të mos merreshim me këtë temë,“ tha para pak kohësh për revistën gjermane „Spiegel“,  kryetari i partisë AfD, Jörg Meuthen.”Duke qenë politikan duhet të merresh me temat që shqetësojnë njerëzit,“ shtoi ai.

Shumica e popullsisë është e shqetësuar për ngrohjen globale. Në një sondazh të barometrit politik të stacionit televiziv gjerman ZDF, në muajin prill në Gjermani temat e „klimës dhe mbrojtjes së ambientit“ kanë qenë temat e dyta për nga rëndësia për njerëzit që u morrën në pyetje, pas temës „të huajt dhe integrimi i tyre“, tema kryesore për populistët e djathtë. Dhe 77 përqind e njerëzve dëshirojnë sipas sondazheve të zhvilluara në 11 vende që në zgjedhjet europiane partitë politike ta kthejnë në prioritet të tyre ndryshimin e klimës.

Por shumica e populistëve të djathtë në Europë mendojnë se luftimi i ndryshimit të klimës është i panevojshëm ose ata nuk besojnë se njeriu në përgjithësi shkakton ndryshimin e klimës. „Kthesën në sektorin e energjisë, si ai që po nxitet në Gjermani, ne e refuzojmë,“ thotë deputeti i AfD, Marc Bernhard në një bisedë me Deutsche Wellen duke iu referuar ndër të tjera edhe emisioneve të larta të vendeve të tjera, të cilat sipas mendimit të tij e bëjnë të pakuptimtë uljen e misioneve të dioksidit të karbonit në Gjermani.

Italien Besuch Marine Le Pen bei Matteo Salvini (picture-alliance/dpa/A. Di Meo)

Salvini dhe Le Pen

Tek ndjekësit e linjës së ashpër për politikën e klimës krah AfD në Gjermani bëjnë pjesë edhe UKIP në Britaninë e Madhe dhe FPÖ në Austri. Po ashtu ata refuzojnë marrëveshje ndërkombëtare si për shembull marrëveshjen e Parisit për mbrojtjen e klimës të 2015.

Rrezik për mbrojtjen e klimës?

Skeptikët e klimës në Europë nuk përbëjnë shumicën e popullsisë, megjithatë partitë e djathta populiste mund të ndikojnë në të ardhmen edhe më shumë politikën e klimës, sepse vitet e fundit ata janë shtuar në të gjitha vendet europiane. Ata marrin pjesë në shumë parlamente kombëtare, në disa vende si Italia, Austria, Polonia dhe Hungaria qeverisin madje ose janë forca më e madhe politike.

“Populistët e djathtë marrin gjithnjë e më shumë kohë për fjalimet e tyre në parlamentin europian, përfundojnë në komisione, marrin aty kryesimin, sjellin kërkesa dhe ngrenë në përgjithësi burime parlamentare,“ thotë Stella Schaller nga Think Tank Adelphi dhe bashkëautore e një studimi për temën e populizmit të djathtë dhe ndryshimit të klimës në Europë. Shumica e deputetëve populistë të djathtë në Parlamentin e BE-së, nuk ka pranuar vitet e fundit disa propozime për politikën e klimës, mes të cilave edhe atë për të rregulluar nivelin e CO2 në Europë. “Kur ke parasysh se edhe në nivel kombëtar gjithnjë e më shumë populistë të djathtë përfundojnë në parlamentet e landeve dhe në atë federal, atëherë e kupton çfarë rezistence bëhet për një politikë ambicioze për ambientin,“ thotë Schaller.

Këtë rrezik e shikon edhe Matthew Lockwood, Senior Lecturer në sektorin e politikës së energjisë në Universitetin e Sussex-it: “Por kjo mund të ndodhë edhe indirekt, që nëpërmjet efektit që kjo rritje e këtyre partive ka në pozicionet politike të partive që qendrës dhe të partive të djathta.“

Deutschland Hamburg | Greta Thunberg, schwedische Klimaaktivistin (picture-alliance/dpa/D. Bockwoldt)

Greta Thunberg

Ky fenomen shihet që tani në temën e migracionit, ku si pasojë e rritjes së rrymave të refugjatëve në Europë, zgjedhësit e partive të etabluara, sidomos të kampit konservator drejtohen nga partitë populiste të djathta, që kërkojnë izolimin më të madh të Europës ndaj refugjatëve. Si pasojë është bërë më restriktiv qëndrimi i partive të etabluara dhe i politikës së shumë qeverive. Lockwood mendon se një zhvillim i ngjashëm është i mundshëm edhe në temën e mbrojtjes së klimës.

Niveli i detit apo çmimi i energjisë?

“Unë mendoj se politikanët e klimës dhe të mbrojtjes së ambientit duhet të përgatiten më mirë për tu përballuar me këto parti me politikë më të fortë. Dhe kjo kërkon reflektim: Me çfarë merren ata në përgjithësi?”, thotë Alexander Cariusnga Adelphi dhe bashkëautor me Stella Schaller.

Sepse ndërkohë që shkencëtarët dhe aktivistët e klimës si lëvizja  “Fridays for Future” paralajmërojnë për pasoja katastrofike, si rreziku nga rritja e nivelit të detrave dhe shtimi i thatësirës, pjesa më e madhe e partive populiste të djathta fokusohen në aspekte të tjera të debatit për klimën. Ato dënojnë ndalimin lokal të naftës dhe çmimet e larta të energjisë duke nxitur frikën e “njerëzve të vegjël” për vendin e tyre të punës.

“Baza e partive të reja populiste është mes punonjësve të fabrikës që kanë humbur punën, rrogën ose të dyja,“ thotë Lookwood. “Një nga shkaqet pse ka ndodhur kjo njerëzit mendojnë se është e lidhur me sektorin e energjisë intensive, me planet për klimën. Ideja është se kjo politikë për klimën ata i dëmton.”

Partitë e etabluara duhet t’i zbusin këto frikëra me argumente të mira dhe me politikë sociale, thotë Carius. Nëse nuk arrihet që të tregohet vizioni pozitiv për të ardhmen dhe përfitimet nga mbrojtja e klimës, „atëherë do të kemi rrëshqitje nga e djathta, do të kemi kthim pas të politikës së klimës dhe energjisë dhe unë mendoj se kjo është e rrezikshme.“

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments