2 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDW: Integrimi i Ballkanit në BE, fjalë shumë e punë hiç

DW: Integrimi i Ballkanit në BE, fjalë shumë e punë hiç

Në fund të vitit 2021, një vit e gjysmë pas miratimit të metodologjisë së rinovuar e cila kishte për qëllim një proces më të parashikueshëm, më dinamik dhe më kredibil të integrimit në Evropë të Ballkanit Perëndimor, i vetmi rezultat që u arrit ishte hapja e një kapitulli të ri për Serbinë, shkruan Deutsche Welle.

Sllovenia, në fund të Presidencës së saj të Këshillit të BE-së, e citoi “perspektivën e rinovuar rajonale për BE-në” në Samiting BE-BP në Brdo si një rezultat të rëndësishëm në rrafshin e politikës zgjeruese të BE-së, e cila supozohej të ishte njëra nga prioritetet e presidencës sllovene.

“Me miratimin e konkluzioneve të Këshillit të BE-së, ne u kemi dërguar mesazh të ndërlidhur tërë rajonit. Ka të bëjë me fqinjët tanë të këtupërkëtushëm, dhe kjo është arsyeja se pse zgjerimi është strategjikisht i rëndësishëm për BE-në”, pati deklaruar Sekretati slloven i Shtetit, Gashper Dovzhan.

Nëse llogarisim stagnimin e plotë të procesit zgjerues këto dy vitet e fundit, e cila u parapri nga një periudhë vonese tejet të përpiktë mes reformave të pamjaftueshme në njërën anë dhe mosgatishmërisë politike për t’u marrur me zgjerimin në anën tjetër, atëherë fundi i vitit 2021 mund të shihet si një llampë gazi ende e pashuar – e nevojshme për të parë diçka, por për tu ngrohur, jo – dhe e reduktuar në minimum edhe për shkak të shkëputjeve si pasojë e çmimeve tejet të larta të gazit në Evropë.

Në dhjetor, një muaj që tradicionalisht është shumë i ngarkuar me punë për ata që ndjekin politika të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, ne pamë përfaqësues të qeverive të Kosovës, Malit të Zi, dhe Serbisë në Bruksel, duke diskutuar situata dhe prioritete.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën pas Këshillit të Stabilizim Asociimit, morri mesazh nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, që Prishtina duhet të bëjë më shumë reforma të brendshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, por edhe një “mësim demokracie” kur vie puna te dialogu konstruktiv me Beogradin dhe përmbushjen e marrëveshjeve.

“Do të doja që ju ta kuptonit rëndësinë e dialogut në mënyrë që të tejkalohen problemet që parandalojnë Kosovën të integrohet plotësisht në komunitetin ndërkombëtar”, Borell i tha Kurtit.

Në të njëjtën kohë, BE as që i ka dhënë ende përgjigje Kosovës në çështjen e liberalizimit të vizave, që ka mbetur “pezull” që nga viti 2016.

Në Bruksel, ata vazhdojnë të përsërisin mantrën e “pranimit të rëndësisë për liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, por se kjo gjë është “ende duke u shqyrtuar” në Këshillin e BE-së.

Ndërsa Serbia “thyen akullin” me hapjen e kapitullit të 4-të për negociata me BE-në, shkruan DW.

E vetmja që kthye me rezultate konkrete nga Brukseli ishte Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila mori hapjen e kapitullit të 4-të të negociatave me BE-në.

“Ana Bërnabiç, këto tri vitet e fundit, e ka themeluar si fakt që Serbia është i vetmi vend në rajon që merr sinjale pozitive nga BE-ja”.

Kush është “veçanërisht përgjegjës” për zgjerim?

Vitin e kaluar, e gjithë vëmendja qe kthyer nga Gjermania, e cila mori presidencën e BE-së, dhe kishte forcën dhe kredibilitetin për të shtyer gjëra para, e sidomos zgjerimin e BE-së.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para se shteti i tij të merr presidencën e BE-së, tha se Unioni Evropian ka “përgjegësi të veçantë” ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe lajmëroi për një politikë “angazhimi të ri-evropianizuar dhe investime” në Ballkanin Perëndimor.

“Jam i bindur se punët politike dhe ekonomike drejt Ballkanit Perëndimor janë agjenda e duhur e sovranitetit për Evropën tonë sepse nuk mund të ndërtojm Evropë të Paqes në 50 vitet e ardhshme nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor aty ku është sot”, ka thënë Macron.

Me miratimin e metodologjisë së re të anëtarësimit në BE, Franca këmbënguli në parimin e besueshmërisë më të madhe të procesit dhe miratimin e të ashtuquajturave “masa korrigjuese”, që nënkupton sanksionimin e stagnimeve serioze apo ngecjeve në zbatimin e reformave në Ballkanin Perëndimor.

Pyetja është nëse dikush po shqyrton masat e mundshme korrigjuese për palën tjetër në rast se ajo nuk arrin të përmbushë Ballkanin Perëndimor të rënë dakord dhe të premtuar për shkak të lëshimeve të tij, përfundon Deutsche Welle.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments