9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDW / Britania e Madhe dërgon anije lufte në Gjirin Persik

DW / Britania e Madhe dërgon anije lufte në Gjirin Persik

Situata në Gjirin Persik po përkeqësohet: Në mesin e tensioneve me Iranin, Britania e Madhe dërgon anijen e luftës „HMS Duncan“ në gji, që duhet të sigurojë transportin e anijeve në rajon.

Anija e luftës, „HMS Duncan” do të sigurojë në fregatën „HMS Montrose”, e cila tërhiqet nga shërbimi për shkak të kontrolleve teknike, bëri të ditur qeveria britanike. Kjo anije lufte do të tregojë prezencë të vazhdueshme për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave. Sipas të dhënave britanike, „HMS Montrose” të enjten arriti të zmbraps një sulm të motobarkave iraniane ndaj një anije çisternë britanike, gjë që Irani e hodhi poshtë. Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt deklaroi, se Britania e Madhe do ta shmangë shkallëzimin e situatës. As Britania e Madhe dhe as aleatët e saj nuk e duan një konflikt, duhet ruajtur gjakftohtësia.

Të premten ekuipazhi iranian u lirua kundrejt garancive, por anija mbetet në vend. Të enjten e kaluar para brigjeve të rajonit britanik të Gjibraltarit u ndal anija iraniane çisternë „Grace 1″. Kjo anije dyshohej, se përkundër embargos së BE në fuqi po transportonte naftë iraniane në Siri. Sanksionet europiane drejtohen kundër regjimit të pushtetmbajtësit Bashar al-Asad. Kapiteni, oficeri i parë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u ndaluan. Konfiskimi i anijes së transportit i ashpërsoi shumë tensionet mes Teheranit dhe Londrës. Irani e quajti veprimin e autoriteteve britanike si akt të „piraterisë” që nuk do të mbesë „pa pasoja”.

BE nuk do të veprojë

Bashkimi Europian megjithë gjendjen e ashpërsuar në Gjirin Persik nuk shikon ende nevojën për të vepruar. BE nuk do të marrë pjesë në koalicionin që planifikon SHBA-ja për mbrojtjen e anijeve tregtare  në Gjirin Persik. SHBA nuk i janë ofruar BE-së për këtë, tha një zyrtare e lartë në Bruksel. Vendet anëtare duhet të vendosin të veçuara për një pjesëmarrje të mundshme.

Pentagoni ka bërë të ditur, se do t’i çojë përpara planet për një koalicion ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve tregtare. Ky plan parasheh shoqërimin ushtarak të anijeve civile. Ideja vjen pas sulmeve misterioze të sabotazhit dhe incidenteve të tjera në rajonin e gjirit. SHBA dhe Britania e Madhe bëjnë përgjegjëse Iranin, kurse ky i fundit i hedh poshtë akuzat. Irani ka paralajmëruar ndërkohë Britaninë e Madhe. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musaui ka thënë, se „nëse britanikët ndikohen nga SHBA dhe e lejojnë veten të futen në lojëra të rrezikshme, ne do t’iu këshillonim të mos e bënin këtë”. Gjykata e Lartë e Gjibraltarit ka urdhëruar ndërkohë, se anija do të qëndrojë pa dalë në det deri në 21 korrik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments