6.7 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaOpinionDurmishi: Anketa e porositur nga Artan Grubi, tentim për të eliminuar partitë...

Durmishi: Anketa e porositur nga Artan Grubi, tentim për të eliminuar partitë e Frontit Evropian

Ministri i Ekonomisë dhe njëherit zyrtar i lartë i Lëvizjes BESA, Besar Durmishi ka thënë se anekta e fundit e publikuar gjatë ditës është e porositur nga partia e Artan Grubit në arratisje, nxorri në shesh tre elemente të rëndësishme.

Sipas Durmishit, e para me këtë anketë BDI me mjeshtëri tenton të shkatërroj Frontin Europian nga patericat e saj, të cilat i përdori vetëm për zgjedhjet e kaluara, e tash ju porosit sondazhe se gjoja janë të fundit në bllokun shqiptar, edhe pse në fakt ata më janë në avullosje e sipër, e nuk u ka mbetur gjë.

E dyta sipas Durmishit anketa përpiqet ti shes mjegull opinionit shqiptarë, se me “pleqtë” e partisë, të cilët për 22 vite shitën çdo çështje shqiptare, ishin pjesë e Qeverive që organizuan “Brodecin”, “Monstrën”, ngjarjet e Kumanovës, të rinjtë që rrihnin të rinjtë e burgosnin nënat shqiptare, do të mund të mbijetojnë nga krimi dhe korrupsioni që kanë bërë, ndërsa elementi i tretë sipas Durmishit është se me këtë anketë, BDI mund të arrijë që të dëshpërojë patericat e saj brenda Frontit Europian, por nuk mund të mashtrrojë qytetarët të cilët tashmë i kanë dhënë karton të kuq.

Ministri Durmishi i bëri thirrje BDI-së që të ulet e të merret seriozisht me vetveten duke u distancuar nga Artan Grubi e Ramiz Merko, të cilët pikërisht për krim nga SHBA-të janë shpallur “nongrata”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments