As Durmish Beluli, pronar i “Durmo Tours” i denuar me 10 vite burg për aksidentin në Llaskarcë nuk shkoi në burg. Beluli fitoi kohë sërish në serinë e prolongimeve për të hyrë prapa grilave. Edhe njëherë është sëmurë dhe do të ketë intervenim kirurgjik. Beluli, fillimisht u operua në tetor dhe duhej të shkonte në Idrizovë më 1 dhjetor, por tani ai ka thënë se sërisht do të kryej një intervenim kirurgjik, prandaj edhe këtë herë nuk do të shkoj në burg.
Remzi Miftari, përgjegjës për transportin dhe i denuar gjithashtu me 10 vite burg për të njejtin rast, pas disa prolongimeve për denim me burg, me qenë se është i pakapshëm për organet e rendit, Ministria e Punëve të Brendshme shpalli fletëarrest ndërkombëtarë për të.
Dy përgjegjësit kryesor për këtë tragjedi, Durmish Beluli, pronar i “Durmo Tours” dhe Remzi Miftari, përgjegjës për transportin, edhe 6 vite pas tragjedisë dhe 7 muaj pasi vendimi për denimin e tyre është bërë i plotëfuqishëm, ende nuk kanë vuajtur asnjë ditë burg. Vendimi gjyqësor për vuajtjen e denimit të tyre është bërë i plotfuqishëm më 9 maj të këtij viti. Miftari dhe Beluli nuk kanë shkuar në burg sepse në të njejtën kohë ishin operuar dhe atë për të njëjtin problem shëndetësorë.
Aksidenti fatal në Llaskarcë ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, në të cilin humbën jetën 16 udhëtarë, kurse 35 prej tyre morën lëndime të rënda. Autobusi i “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar, rreth orës 17:00 në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë, e humbi kontrollin dhe ra në humnerë, pasi theu gardhin mbrojtës në autostradë.
