Sadulla Duraku nga BDI, në Click Plus në TV21 komentoi edhe akuzat e opozitës shqiptare, për atë se BDI nga parti kombëtare, ka kaluar në parti me koncept qytetar. Duraku duke komentuar zgjerimin e Frontit Europian me romët, boshnjakët dhe turqit, tha se në luftën e vitit 2001, në UÇK ka pasur një togë me komunitet romë.