5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaDuhen mbi 500 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës

Duhen mbi 500 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës

Kostoja e rindërtimit dhe rimëkëmbjes së Ukrainës, pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga lufta trevjeçare, do të jetë rreth 524 miliardë dollarë, sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të publikuar më 25 shkurt.

Në raportoj janë cituar të dhëna nga Qeveria e Ukrainës, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe vetë OKB-ja, ka raportuar “The Kyiv Independentet”.  

Që nga fillimi i pushtimit, Rusia ka sulmuar qytetet dhe fshatrat ukrainase çdo ditë, duke shkatërruar ndërtesa banimi, infrastrukturën, objekte të trashëgimisë kulturore, ndërtesa sportive e shumë objekte të tjera. 

Kostot e rindërtimit të duhur janë 2.8 herë më shumë se Bruto Produkti Vendor nominal i Ukrainës për vitin 2024, sipas raportit. 

Humbjet e drejtpërdrejta në Ukrainë kanë arritur në 176 miliardë dollarë në fund të dhjetorit të 2024-tës, në krahasim me 152 miliardë në shkurt të vitit të kaluar, sipas Vlerësimit të Dëmëve dhe Nevojave të Shpejta (RDNA) nga Banka Botërore. 

Strehimi, transporti, energjia, tregtia dhe industria, dhe sektori i edukimit kanë pësuar më së shumti nga sulmet ruse, sipas raportit. 

Rreth 13% e të gjithë strehimit në Ukrainë është dëmtuar ose shkatërruar, duke ndikuar në më shumë se 2.5 milionë shtëpi. 

Në sektorin e energjisë, numri i aseteve të dëmtuara ose të shkatërruara, duke përfshirë prodhimin, transmisionin, shpërndarjen, dhe infrastrukturën e ngrohjes së distrikteve, është rritur për 70%. 
Dontesku, Kharkivu, Luhansku, Zaporzhizhia, Kherson, dhe rajoni i Kievit kanë përjetuar 72% të dëmit të përgjithshëm. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments