Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka thënë se veprimet e Edi Ramës ndaj Kosovës nuk janë aspak befasuese, edhe pse të dhimbshme, pasi tashmë jemi mësuar me “margaritarët” e tij”, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është zhgënjyese por jo e papritur nge Edi Rama, që vazhdon ta ketë afër vetes Baton Haxhiun, si këshilltar e bashkëpunëtor.
Postimi i tij i plotë:
Veprimet e Edi Rames ndaj Kosovës, sado të dhimbshme aspak befasuese… Tanimë jemi mësuar me “margaritarët” e tij për Kosovën…
Zhgënjyese por jo e papritur nga Edi Rama i cili vazhdon ta ketë afër vetës Baton Haxhiun, jo vetëm si këshilltar, por edhe bashkëpunëtor…