-4.3 C
Tetovo
E hënë, 13 Janar, 2025
BallinaOpinionDtitan Goxhaj /Anti-intellektualizmi i “Rilindjes”

Dtitan Goxhaj /Anti-intellektualizmi i “Rilindjes”

Filozofi italian Xhovani Xhentile (Giovani Gentile) i cili hodhi bazat e ideologjisë fashiste, në kongresin e kulturës fashiste të mbajtur në Bolonja më 30 mars 1925 deklaronte “ Fashizmi nuk lufton inteligjencën, por intelektualismin”.

Sa herë që e lexoj këtë shprehje më kujtohet lufta e sektit të “Rilindjes” të Ed(vin) Ramës ndaj intelektualizmit. Është një luftë e heshtur e cila është bërë pa shumë bujë në shumicën e kohës. Kjo luftë e këtij sekti të udhëhequr nga ky individ ka filluar sapo ky sekt hypi në karrigen e pushtetit.

Me të ardhur në fuqi gjëja e parë që bënë të gjithë ministrat e qeverisë së tijë, normalisht nën udhëzimimin e “filozofit” të këtij sekti, mbyllën të gjitha gazetat dhe revistat që publikonin institucionet e ndryshme shtetërore. U gjet një arsye dhe ato u zhdukën nga qarkullimi.

Mjafton të mendosh se vetëm Forcat e Armatosura kishin një gazetë dhe dy revista ushtarake, ku njëra ishte e një niveli akademik.

Që prej 2014 nuk publikohen më.

Po e njëjta gjëndje është edhe në të gjitha institucionet e tjera.

E vetmja dritare publikimi sot ka mbetur FB (facebook). Por edhe aty ata që janë pjesë e administratës publike dhe që duan të publikojnë ndonjë shkrim ose mendim të tyren nuk mund ta bëjnë pasi ju duhet vetëm të lexojnë dhe bëjnë pëlqime të postimeve idiote të ministriva të tyre dhe të kryetarit të qeverisë.

E gjithë kjo luftë e heshtur ndaj intellektit ka marrë formën e një anti-intelektualizmi.

Dhe pasi i mbyllën të gjitha gazetat dhe revistat shkencore të institucioneve, filluan me valën e dytë të luftës kundër intellektualizmit.

Filluan të godasin teatrot.

E nisën me shëmbjen e teatrit jo se ishte i vjetër, por se ai ishte një simbol i intelektualizmit. Pasi teatri kishte mbetur llogorja e fundit e shprehjes së intelektualizmit dhe të kundërshtimit intelektual të fenomeneve të sektit.

Dhe në këtë vazhdë lufte kundër intellektualizmit është edhe urdhëri numër 84 i datës 24 janar të këtij viti me numër protokolli 1527 i kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, zarit të kryetarit të sektit “Rilindja” për shkrirjen e Teatrit “Migjeni” si institucion në varësi të bashkisë.

Teatri “Migjeni” ka qënë gjithnjë që prej krijimit të tij një oaz i intelektualizmit dhe ashtu si edhe teatrot e tjera të republikës ka qënë gjithnji në krye të goditjes së fenomeve negative të çdo regjimi.

Veçanërisht ky teatër ka qënë një oaz kriticizmi ndaj regjimit të kaluar dhe ndaj këtij regjimi të ri të pas viteve 90.

Eshtë pjesë e historisë sonë tashmë që çdo lloj forme kriticizmi dhe sidomos ai që vjen nga arti i tillë, është gjithnji subjekt i sulmit të jetës në grupe politike. Pasi grupacionet politike nuk e durojnë dot intellektualizmin.

Anti-intelektualizmi i sotëm i sektit “Rilindja” nuk është një doktrinë filozofike si ajo e fashizmit.

Ndaj në asnjë mënyrë nuk duhet konsideruar udhëheqësi I këtij sektit që ka uzurpuar pushtetin dhe shtetin në Shqipëri si filozof, por thjesht si një njeri i vogël i cili në asnjë lloj mënyre dhe forme nuk e duron dot kriticizmin.

Edhe pse ai dhe ata që e pasojnë atë nuk e kanë aspak idenë se kriticizmi është një nga format e shprehjes së intelektit.

Ndaj edhe lufta e tyre ndaj çdo lloj kritike dhe çdo lloj mendimi që nuk përputhet me mendimin e anëtarëve kryesorë të sektit – gjithnji duke supozuar se këta anëtarë dhe kryesues të sektit kanë një mendim- në mëndjen e tyre është thjesht një luftë kundërkritikës, por që si fenomen-të cilin ata nuk mund ta kuptojnë kurrë- është luftë kundër intelektit njerëzor.

Edhe urdhëri i kryetarit të Bashkisë Shkodër është në vazhdën e këtij anti-intellektualizmi.

Ky fenomen shprehet nëpërmjet populizmit.

Dhe populizmi nuk sjell asgjë tjetër përveç se autoritarizmin dhe mbizotërimin e injorancës.

Ku si shëmbull më i mirë i kësaj është vendimi i fundit i shkollës së Magjistraturës për të pranuar si student për prokuror dhe gjykatës të ardhëshëm edhe ata studentë të juridikut që e kanë notën emesatares më ulët se 8.

Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër por vetëm t’ju themi “ Përpara shokë të sektit të errësirës “Rilindje” drejt fitorjeve të reja”.

Ps: Tashti ta gëzoni Benetin në Shkodër.

Можда је илустрација на којој је копија техничког нацрта, поништена улазница и текст

Све реакције:

4242

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments