12.3 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Shtator, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj/Të pa-dinjitetshmit në shërbim të nazi-fashizmit

Dritan Goxhaj/Të pa-dinjitetshmit në shërbim të nazi-fashizmit

Pas genocidit dhe maskrave që nazistët bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrejve, njerëzimi, kjo bota perendimore u angazhua në përpjekje të përbashkëta për të parandaluar përsëritjen e mizorive të tilla ndaj cdo kombi tjetër në gjithë globin.

Por në të tëra rastet që ka pasaur raste të tilla, ky perëndimi ka dështuar totalisht jo vetëm ti parandalojë, por tashmë ka nisur edhe të bëhet pjesë e të njëjtës ideologji genocidiale naziste.
Dhe një nga këto vende që është pjesë e perëndimit historikisht dhe gjeografikisht, dhe që aspiron të bëhet edhe politikisht është edhe Shqipëria.

Dje kjo Shqipëria jonë, dje i rezervoi një pritje zyrtare kryetarit të një organizate nazi-fashiste, dhe terroriste, që ka kohë që maskohet si shtet, presidentit të Izraelit.

Dje të gjithë këta të ashtu-konsideruar “Dinjitarë”, në mungesë të jashtzakonshme dhe të thellë të dinjitetit dhe integritetit të tyre personal, si në kor dënonin luftën çlirimtare të Hamasit, dhe kërkonin lirimin e pengjeve izraelite në duart e Hamasit.
Por me paturpësinë më të madhe në asnjë moment nuk morën guximin t’i kërkonin, ose së paku t’i thonin përfaqësuesit të shtetit nazi-fashist të Izraelit që të ndërpriste maskrat dhe genocidin ndaj popullsisë së pafajshme palestineze.

Por një gjë të tillë këto gjallesa amorfe që drejtojnë institucionet tona, si në presidencë, kryeministri dhe nëpër bashkira, nuk guxonin ta bënin ndaj njeriut që më datë 7 tetor të vitit që shkoi, kur Hamasi sulmoi forcat dhe kolonët izraelit në territoret e pushtuara palestineze përtej Rirripit të Gazës, ky, Hercog, deklaroi “ Është një komb i tërë atje që është përgjegjës”, duke i hapur kështu derën genocidit që filloi menjëherë më pas nga Ushtria Pushtuese Izraelite, të cilën po ky Hercog e ka konsideruar disa herë si “Ushtria më e moralshme në botë”.
Të vrasësh gra e fëmijë është vetëm moral i nazi-fashizmit.

Por në këtë rast nuk më intereson morali i një nazisti izraelit si Hercog, por morali i këtyre palaçove që na kanë mbirë në krye të këtij vendit tonë, dhe që nuk kanë as më të voglën grimë dinjiteti, edhe kur në takimet me ta Hercog deklaron “ Shqipëria është në anën e duhur të historisë”.
Sot historia po shënon një genocid të përmasave nazi-fashiste në Palestinë, dhe të jesh në anën e atyre që po e kryejnë këtë genocid, nuk është aspak në anën e duhur të historisë, por në anën e gabuar të saj.
Por gjithnji, të gjithë kriminelët kështu e kanë konsideruar veten, dhe janë munduar ta shesin krimin e tyre barbar si i duhuri. Kështu edhe Hitleri, edhe Milloshi, e tashti edhe Hercog.

Por nuk është hera e parë që kjo Shqipëria jonë nën drejtimin e palaçove të pa dinjitetshëm e kanë rreshtuar këtë vend në anën e atyre që bëjnë genocid.

Të njëjtën gjë bëri edhe Berisha në 93-94-95 kur me anë të firmës private të partisë së tijë, firmës “Shqiponja” i dërgonte Sërbisë dhe makinerisë genocidiale ushtarake serbe karburant, në thyerje të embargove dhe rezolutave të OKB.

Të njëjtën gjë po bën edhe Shqipëria e Ramës dhe Begajt, duke lejuar që disa firma që merren me tregëtinë e akrburanteve, si Kastrati me shokë, po i shesin Izraelit karburant, duke furnizuar kështu ushtrinë genocidiale të tijën, në mënyrë që mos të ndalet genocidi dhe pastrimi etnik i palestinezëve në trojet e tyre.

Në qoftë se në kohën e Berishës nuk e kishim dhe nuk e kemi idenë se sa përqind të nevojave të Sërbisë për karburant mbulonte Shqipëria, sot falë një investigimi të organizatës OILCHANGE International, i titulluar “Behinde the barrel: New insights into the Countries and Companies Behinde Israel’s Fuel Supply” (Pas fuçisë: Vështrime të reja për vendet dhe kompanitë prapa furnizimit me karburant të Izraelit), të publikuar në gusht të këtij viti, rezulton se Shqipëria plotëson 10% të nevojave të Izraelit me karburant dhe derivate të tjera të tijë.

Duke qënë se sipas OKB deri më sot që pas fillimit të sulmit genocidial ndaj palestinezëve kanë mbetur të vrarë direkt nga bombardimet e Ushtrisë Pushtuese Izraelite 41,500 plestinëzë, dhe kanë vdekur si pasojë e këtij pushtimi 250,000 plestinezë, i bje që 10% të tyre të jenë si pasojë e furnizimit me karburant nga firmat shqiptare.
Pra Shqipëria është përgjegjëse për 4100 të vrarë direkt dhe 25,000 të vdekur indirekt si pasojë e genocidit.

E di që shumë nga ju do thoni ashtu si po thotë edhe kryeministri jonë amorf Ed(vin) Rama në rastin e mbetjeve kimike në portin e Durrësit, se nuk ka përgjegjësi shteti se ç’bën privati.
Por ashtu si në rastin e mbetjeve në këtë port edhe në rastin e furnizimit me karburant nga çdo firmë private, shteti është përgjegjës. Këtë e përcakton Konventa e OKB për Ndalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Genocidit, e cila në Nenin 1 të saj shkruan “ Palët Kontraktuese konfirmojnë se genocid, qoftë i kryer në kohë paqeje apo kohë lufte, është një krim sipas ligjit ndërkombëtar të cilin ata marrin përsipër ta parandalojnë dhe ta ndëshkojnë”.

Duke qënë se Shqipëria është Palë Kontraktuese në OKB, dhe duke qënë se një Gjykata Ndërkombëtare e OKB në Hagë e ka konsideruar genocid atë që po ndodh në Gaza, shteti Shqiptar është i detyruar që ta parandalojë këtë genocid, duke mos i lejuar këto firma shqiptare të shesin karburant një shteti genocidial, më e pakta duke ju bllokuar licensën, pasi shteti është ai që i ka licnesuar për këtë lloj tregëtie.

Dhe po në kuadër të këtij vendimi, nuk duhej në asnjë mënyrë të priste kryetarin e një shteti genocidial.

Por këta amorfët në krye të shtetit tonë, jo vetëm që nuk guxuan ta bëjnë një gjë të tillë, por e lejuan veten të përdoren nga shteti genocidial i Izraelit, i cili ka që kur ka filluar genocidin, asnjë shtet perendimor nuk i pret në takime zyrtare udhëheqësit e këtij genocidi, dhe ndaj ata ishin shumë të interesuar të gjenin një shtet me mungesë të thellë dinjiteti që ta thyente këtë izolim të tyren dipllomatik dhe politik.

Dhe për këtë u gjet shteti Shqiptar me drejtuesit tek të cilët dinjiteti është një term i huaj për ta.

Kjo nuk do të thotë se duhet të ndihemi të turpëruar nga të paturpshmit, por ama duhet të reflektojmë dhe të shohim hipokrizinë e këtyre që keni zgjedhur të votoni dhe ti vini gishtin kokës se për cilët punoni, cilët përkrahni dhe cilët votoni.

Pasi çdo marëdhënie me këta që përfaqësojnë vetëm llumin e shoqërisë njerëzore dhe e kanë rreshtuar vendin në anën e vrasësve dhe kriminelëve, na bën të gjithëve hipokrit, sidomos nëse jemi/jeni besimtarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments