Presidenti i Serbisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar sot një urdhër zyrtar që të gjitha dronët e armikut në territorin e Serbisë qendrore të asgjësohen menjëherë.
Vuçiq vendosi të ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura Serbe, sipas mediave të Beogradit.Për të penguar aktivitetet e mëtejshme të armikut, “migat 29” serb u ngritën në aksionin e vëzhgimit dhe sulmit të mundshëm ndaj avionëve armik. Jo shumë kohë më vonë, objektet e shikuara u larguan nga hapësira ajrore e Serbisë qendrore dhe nëse nuk do të kishin bërë një gjë të tillë do të ishin shkatërruar, sepse komandanti i përgjithshëm dha urdhër për të vepruar menjëherë me armë kundërajrore.