14.3 C
Tetovo
E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeDrobnjak: 2030 është synim real për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në...

Drobnjak: 2030 është synim real për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Viti 2030 është synim i arritshëm për një zgjerim të ri të Bashkimit Evropian, e me këtë edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, nëse vendi vazhdon të zbatojë reformat dhe ndjek Agjendën e Reformave 2024-2027.Ky është qëndrimi i ish-kryenegociatorit të Kroacisë me BE-në, Vladimir Drobnjak, i cili thekson se rezultatet janë vendimtare.

Në një seancë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se konsensusi politik është i nevojshëm për sukses. Kryetari i Këshillit, Venko Filipçe, theksoi se është koha për punë të përbashkët dhe të përkushtuar, pavarësisht sfidave.

Antonio Milloshoski nga Komisioni për Çështje Evropiane theksoi se reformat duhet të kenë përkrahje edhe nga opozita, ndërsa ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani e theksoi rolin kyç të Kuvendit.

Përfaqësuesit e BE-së dhe Zvicrës kujtuan se këto reforma kanë qenë prej kohësh pjesë e dokumenteve strategjike të vendit dhe kërkuan veprime konkrete.

Konkluzionet janë se Maqedonia nuk ka mbetur prapa për shkak të reformave, por për shkak të çështjeve politike dhe identitare.

Megjithatë, BE-ja mbetet e hapur dhe e përkushtuar ndaj zgjerimit dhe shansi për anëtarësim është real, por kërkohet mobilizimi i të gjitha kapaciteteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments