1.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaOpinionProf.Dr.Driton Haruni / Gjykata kushtetuese është organ kushtetues që vendos për kushtetutshmërinë...

Prof.Dr.Driton Haruni / Gjykata kushtetuese është organ kushtetues që vendos për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Maqedoninë e Veriut. Në ktë këndvështrim duhet ta trajtoj edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve …

Gjykata kushtetuese është organ kushtetues që vendos për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Maqedoninë e Veriut. Në ktë këndvështrim duhet ta trajtoj edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe poashtu duhet bazuar në një numër bukur të madh të amandamenteve që kanë dalë nga Marveshja Kornizë e Ohrit.

Të gjitha rastet që mund ti mohojn një të drejte qoftë individit ose nje populli të caktuar në raste specifike edhe atëher kur:

1. Përdorimi i së drejtës cenon të drejtat e të tjerëve: Kur ushtrimi i një të drejte nga një individ dëmton të tjerët ose shkel të drejtat e tjetrit, gjë që gjuha shqipe nuk kërcënon gjuhen maqedonase dhe përdorimin e saj.

2. Ka arsye të bazuara në interes publik: Në disa raste, një e drejtë mund të kufizohet për të mbrojtur sigurinë publike, shëndetin, ose moralin publik. Gjuha shqipe nukë dëmton sigurinë publike as dje e ka dëmtuar as sot e as në të ardhmen, as edhe shëndetin e bashkvendasve tanë maqedonas por as edhe moralin e tyre.

3. Ka një shkelje nga mbajtësi i së drejtës: Nëse një individ abuzon me të drejtën e tij, ajo mund të kufizohet ose mohohet. Shqiptarët asnjeher nuk kanë abuzuar me përdorimin e gjuhës shqipe, sikur të abuzojshin do kishte pasur reagime nga pala maqedonase.

Shqetsuese është fakti se mohimi i gjuhës së një populli të caktuar nuk mund të ndodhe në një shtet demokratik. Mohimi i të drejtës së një populli për të përdorur gjuhën e tij është një veprim jashtëzakonisht i rëndë dhe shpesh konsiderohet shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të popujve. Megjithatë, në historinë politike dhe juridike, mohimi i gjuhës një populli është kryer në disa rrethana të cilat nuk janë të justifikueshme në kontekste demokratike dhe të bazuara në të drejtat e njeriut, por e njejta ka ndodhur në:

1. Regjimet autoritare ose kolonializmi, ku regjime autoritare ose pushtues kanë ndaluar përdorimin e gjuhës së një populli për të asimiluar popullsinë në kulturën dhe gjuhën e pushtuesit duke mohuar përdorimin e gjuhëve minoritare për të krijuar një kombësi homogjene.

2. Të themi se gjuha shqipe apo ligji për përdorimin e gjuhëve paraqet legjislacion diskriminues ku ligje që kufizojnë përdorimin e një gjuhe në institucione publike, arsim, media ose administratë me qëllim margjinalizimin e një grupi etnik. Kjo ndodh kur një gjuhë konsiderohet kërcënim për unitetin kombëtar (sipas perceptimit të pushtetit). Gjë që përsëri gjuha shqipe nuk paraqet ktë lloj kërcënimi.

3. Dominimi kulturor

Një grup dominues mund të mohojë përdorimin e gjuhës së një pakice për të ruajtur epërsinë kulturore dhe ekonomike, duke penguar zhvillimin arsimor dhe shprehjen kulturore të atij populli. Qëllimi kryesor i WMRO-së.

Duke u bazuar në një shtet demokratik siç pretendojmë se është RMV-ja dhe sipas të drejtave ndërkombëtare të njeriut, veprime të tilla nuk janë të justifikueshme.

Dokumente si:

• Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (neni 27),

• Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (neni 27),

• Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Minoriteteve, mbrojnë të drejtën e çdo grupi për të përdorur gjuhën e tij në jetën publike dhe private. Mohimi i gjuhës është shkelje e këtyre parimeve dhe konsiderohet diskriminim i rëndë, që mund të çojë në konflikte dhe destabilizim.

Në një shoqëri demokratike, diversiteti gjuhësor trajtohet si pasuri kombëtare dhe jo si kërcënim.

Andaj Gjykata Kushtetuse duhet të ketë parasysh mos cënimin e të drejtës themelore të një populli (shqiptarve) që jetojnë në kte shtet dhe të vije deri në mohimin e kësaj të drejte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments