5.5 C
Tetovo
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
BallinaOpinionDriton Haruni / Ali Ahmeti mes interesit partiak, kombëtar dhe shtetëror

Driton Haruni / Ali Ahmeti mes interesit partiak, kombëtar dhe shtetëror

Në vitin 2017, Ali Ahmeti mori një nga vendimet më të rëndësishme politike në historinë e shtetit. Ai zgjodhi interesin kombëtar dhe shtetëror mbi interesin partiak. Në një moment kritik, kur vendi rrezikonte stagnim dhe izolim, ai anashkaloi interesin partiak, duke e lënë Gruevskin të “priste në dritare”, vetëm që Maqedonia e Veriut të mos humbte shansin historik për anëtarësim në NATO dhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Prandaj, është absurde të akuzohet sot se Ali Ahmeti ka “mbajtur peng” politikën dhe integrimet euroatlantike. Faktet flasin vetë: pa atë vendim, vendi nuk do të ishte as sot pjesë e NATO-s, e as në rrugën e negociatave evropiane.

Askush nuk e mohon që BDI ka pasur nevojë për reforma dhe duhej të ndërhynte me kohë. Por sot, ajo që po shohim nuk janë pasojat e mungesës së reformave brenda BDI-së, por pasojat e VMRO-së, një partie që, pavarësisht udhëheqjes së re, mbetet me të njëjtat qëndrime dhe mentalitet si në vitin 2017.

Faktet nuk duhen përmbysur. Dhe kontributet që e kanë çuar shtetin përpara duhen thënë ashtu si kanë qenë.

Sot pasojat i vuan BDI-ja, por jo shqiptarët dhe aq më pak Republika e Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments