2.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaEkonomiDriton Bexheti: Mbështetje financiare për pensionistët

Driton Bexheti: Mbështetje financiare për pensionistët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 91-të miratoi Propozimin e Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të prekura sociale të qytetarëve për përballje me krizën energjetike, me qëllim që të sigurohet mbështetje financiare e kategorive të prekura të qytetarëve në kushte të krizës energjetike.

📌Në mbështetjen e paraparë financiare për një periudhë prej katër muajsh duke filluar nga muaji i ardhshëm, nga dita e hyrjes së këtij ligji në fuqi për shfrytëzuesit e të drejtës së pensionit në lartësi prej 14.000 denarë është paraparë:

➡️mbështetje financiare prej 1.500 denarë në muaj, për një periudhë prej katër muajsh, duke filluar nga muaji i ardhshëm, nga dita e hyrjes së këtij ligji në fuqi për shfrytëzuesit të cilët kanë realizuar të hyra në bazë të pensionit në lartësi jo më shumë se 11.525 denarë në muaj;

➡️mbështetje financiare prej 750 denarë në muaj, për një periudhë prej katër muajsh, duke filluar nga muaji i ardhshëm, nga dita e hyrjes së këtij ligji në fuqi, për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të hyra në bazë të pensionit në lartësi prej 11.526 denarë dhe jo më shumë se 14.000 denarë në muaj:

➡️mbështetje financiare prej 750 denarë në muaj për një periudhë prej katër muajsh, duke filluar nga muaji i ardhshëm, nga dita e hyrjes së këtij ligji në fuqi është paraparë që të marrin edhe shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit të dëmtimit trupor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments