Ajo që ndodhi mbëmjen e së mërkurës në transmetimin e drejtpërdrejtë të emisionit “Samo Vistina” në TV Kanal 5, dëshmon edhe njëherë divergjencat që eksiztojnë në shoqërinë tonë, thotë gazetari Driton Zenku, duke komentuar rastin e mbrëmshëm në Kanal5, njofton Civil Media.
Janë reflektime të momentit që nxjerrin në sipërfaqe këtë fenomen. Ish deputeti Ismet Ramadani në skenën publike është aktiv për mbi dy tre dekada, dhe është dëshmitar i urretjes ndëretnike që nga fillimi i pluralizmit politik, por edhe më herët. Ramadani doli nga vetvetja kushtimisht thënë, nga shkaku se më tepër se tre dekada e ka ndjekur hija e nacionalizmit maqedonas. Ky vlerësim nuk është tentim për të amnistuar Ramadanin, por e vërteta duhet të vihet në dukje. Ramadani është analist politik me ndikim dhe i trajton dukuritë që ndodhin në shoqëri. Vërejtjet e Ramadanit ishin të arsyeshme, për shkak se në “Samo Vistina” është e vërtetë që shpeshherë vjellet vrerë ndaj shqiptarëve”, shprehet Zenku.
Sipas tij, drejtuesi i emisionit Aleksandar Vidinovski, u arsyetua që distancohet nga kualifikimet antishqiptare, dhe është fakt që drejtuesi i emisionit aq mund të bëjë nga roli i tij.