6.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Janar, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj /HOMAZH - VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË,DHIMBJE PËR LARGIMIN NGA...

Dritan Goxhaj /HOMAZH – VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË,DHIMBJE PËR LARGIMIN NGA JETA TË VETERANIT TEË UÇK-së, BEHAR BERISHA

Vdekja nuk e respekton kurrë njeriun.
Vdekja nuk kërkon lejen tonë.
Ajo nuk pyet nëse atë ditë që vjen mund të kesh pasur plane.
Ajo mbretëron ku dhe kur do.
Ajo nuk pyet sa na duan e sa i duam të tjerët.
Për të nuk ka rëndësi se kujt do i mungojë personi për të cilin ajo ka ardhur.
Vdekjes nuk i interson mosha, apo çka ka bërë personi.
Ajo është një mallkim që njeriu e merr ditën që lind, si një rrugë të cilës nuk i shmangesh
dot.
Vdekja është arbitri i fundit në garën e jetës.
Dhe ajo erdhi sot duke u gdhirë data 4 janar vjerudhazi, dhe ja morri jetën një biri të
Kosovës, BEHAR BERISHËS, një bashkluftëtari të orëve të para të UÇK-së dhe UÇPMB-
së, një ish-luftëtari të heshtur që e kish filluar aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë që në
fëmijërinë e tij.
Erdhi dhe mori atë që Kosovës ja njihte ëndrrat e fjetura.
E morri atë që e dinte se si vlonte gjaku Kosovës për t’u çliruar nga pushtimi shekullor serb.
E morri atë që Kosovës ja njihte vuajtjet dhe gëzimet, por dhe vdekjet.
Ja mori birin e saj që nuk u thye kurrë, e që nuk ishte i kompromiseve, as gjatë ilegales, as
gjatë luftës, e as pas lufte, kur shumë të tjerë e shitën atë liri të saj të fituar me gjak edhe
për një interes thjeshtë personal.
Vdekja e morri atë që kurrë nuk e shiti gjakun e saj për të jetuar me gjakun e shitur.
Eh vdekja….
Si thosh Ali Podrimja:

Të jesh shqiptar
E vdekja të mos të të gjëjë
Edhe në skaj të botës,
E pamundur është.

Eh vdekja. Të mori vëlla Behar, e ti na le vetëm, e tashti rrimë me vetveten derisa të
mësohemi se mosprania jote nuk është mungesë.
Vdekja kur vjen na bën që t’i urrejmë gjithnjë largimet. Edhe pse mundohemi ta fshehim
plagën që ajo na hap, nuk mund ta fshehim dhimbjen për ty Behar me zemër behar.
Vdekja, kjo dhimbje e madhe nuk na lë t’i mendojmë dhimbjet e vogla.
E unë do t’ua them njerëzve se ti, edhe pse u ndave nga kjo jetë, nuk largohesh dot nga ne.
Por do t’ju them se edhe pse nuk mu dha mundësia të derdhja dotë lotë në çastin e ikjes
tënde nga kjo botë tokësore, unë përsëri qava.
E ndoshta në ditët që do pasojnë do vinë shumë të thonë se ishin me ty edhe atëherë kur ti
ishe vetëm.
Do ketë që do të thonë se luftuan me ty, edhe atëherë kur ti nuk luftove me ta.
Do ketë që do të thonë se të deshën, edhe pse nuk i deshe kurrë.
Do ketë që do të thonë se vuajtën me ty, edhe pse ti vuajte vetëm.
Do ketë që do të thonë se të kishin shokë, edhe pse ti nuk i kishe.
Do ketë që do të thonë plot gjera të kota për të plotësuar egon e tyre të sëmurë.
Po unë e di, se ti, ashtu si qeshje dikur, sërish do qeshësh e do thuash prapë: “Sa herë që
kanë nevojë ta gjejnë edhe derën edhe varrin kur ju duhesh”.

Dhe mua do më kujtohet një fjalë e vjetër: Asgjë përveç vdekjes në këtë dynja nuk është e
vërtetë.
Dhe ti Behar Berisha, i gjallë do të mbetesh veç për ata që nuk të harrojnë.
Ps: Të kërkoj falje Behar vëlla që nuk munda të isha në varrimin tënd, e të të bëja nderet që
i takojnë një shqiptari si ti.
Të qoftë i lehtë dhéu!, Behar Berisha, e lusim që Perëndia të na bashkoi sërish në atë jetë
ku ti ke shkuar!
Tiranë, 4 janar 2025

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments