Në pamje të parë kur thjesht lexon këtë titull, gjithkush fillon të krijoi mendimet se, çfarë
lidhje kanë të gjitha këto së bashku me ish presidentin amerikan Xhimi Karter, i cili vdiq
të dielën në moshën 101 vjeçare.
Sot, në ditën e fundit të këtij viti 2024, gjithkush besoj kur dëgjon lajmet nga Ukraina
dhe sheh rezultatin e kësaj luftë, që edhe për dy muaj plotëson 3 vite të plota, i bën
pyetjen vetes: çfarë përfitoi Perëndimi kolektiv dhe SHBA në veçanti që e nxitën këtë
luftë?!
Që të arrijmë të nxjerrin përgjigjen e kësaj pyetje, por edhe të kuptojmë lidhjen që
Presidenti Karter ka me gjithë këto çështje, le ta shohim pak në mënyrë kronologjike të
shpejtë sikundër erdhëm deri këtu.
Në shkurt të vitit 2022 forcat ruse hynë në territorin e Ukrainës me kërkesë të
republikave separatiste të vet shpalluara deri më atëherë të Donbasit dhe Luganskut.
Në prill të vitit 2022 delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë u takuan në Stamboll më
ndërmjetësimin e Turqisë, për të arritur një MARËVESHJE PAQEJE ( e kam shkruar
më shkronja të mëdha sepse Marëveshjet e Paqes nuk janë armëpushim, por
përfundim total i armiqësisë dhe vendosje e paqes).
Bazuar mbi deklaratat e të dyja palëve të dhëna atëherë prej shtypit perendimor, palët
Rusi dhe Ukrainë pothuajse kishin arritur 90% një marëveshje e cila i kënaqte të dyja
palët, dhe ku thelbësore ishte se, integriteti territorial i Ukrainës do të mbetej i pa
cënuar, pasi këto dy republika separatiste do të qëndronin si republika autonome
brenda Ukrainës, Khersoni dhe Zaporizhja që sot janë aneksuar nga Rusia, atehere nuk
ishin fare në tavolinë diskutimi sepse do vazhdonin të ishin pjesë integrale e Republikës
Ukrainase, dhe Ukraina angazhohej që nuk do të bëhej asnjëherë vend anëtar i NATO-
s, por do të mund të bëhej pjesë e BE.
Dhe, në kohën që u arrit kjo Marëveshje, numri i të vrarëve ishte i papërfillshëm.
Por SHBA dhe Anglia që udhëheqin NATO-n dhe gjithë treni Perendimor pas tyre, në
vend që ta mbështesnin këtë Marëveshje, ata, jo vetëm që i dekurajuan këto shtete, por
edhe e nxitën Ukrainën drejt luftës shkatërruese me Rusinë.
Në dhjetor të vitit 2022 gazeta ukrainase “Ukrainska Pravda” raportonte: “Në prill 2022
Xhonson (kryeministri Anglez) nxitoi në Kiev për t’i thënë Zelenskit se ndaj Putinit “…
duhet të ushtrohet presion, jo të negociohet”, si dhe, nëse Ukraina ishte gati të
nënshkruante disa marëveshje me Rusinë “Perendimi nuk ishte dakort”.
Pra, në vend që SHBA të inkurajonte Ukrainën të përmbyllte këto negociata, të cilat do
të kishin përmbushur edhe qëllimet e Ukrianës, dhe do i kishin dhënë fund një lufte të
sapo nisur, ajo i premtoi Ukrainës gjithçka që do i duhej asaj për të vazhduar një luftë të
gjatë me Rusinë, në mënyrë që ta bënte luftën më të madhe se Rusia, por edhe më të
madhe se sot Ukraina.
Rezultati, i thënë shkurt: Humbje e integritetit territorial të Ukrainës, Humbje territori
deri në këto momente në masën 22%, është bërë forcimi ushtarak i Rusisë duke e bërë
atë forcën më të aftë dhe më të përgatitur e më të madhe luftarake sot për sot në nivel
botëror, si dhe u bë edhe forcimi ekonomik i Rusisë duke kaluar në vendin e katërt në
ekonominë botërore. Si dhe ndodhi një zbrazje e depova të armatimit të Perëndimit,
përfshi dhe shfaqje të mungesë totale të strategjisë ushtarake dhe të aftësisë së
industrisë së tij ushtarake për t’u përballuar me një konflikt tjetër të këtij niveli. Dhe kjo i
jep edhe përgjigjen pyetjes së bërë në fillim.
Po përse Amerika e sotshme e bëri këtë qasje!
Këtu vijmë te lidhja që ish presidenti Karter ka me atë që shpjeguam pak më lart ,por
edhe më tej.
Ata që sot morën këtë qasje, janë të gjithë pasues të politikave katastrofike të
presidencës së Xhimi Karterit në lidhje me Rusinë.
Por kjo politikë e tij nuk mund të kuptohet plotësisht pa u parë në raport me këshilltarin
e tij për sigurinë kombëtare, Zibignieë Brzhizinski.
Brzezhinski ishte një emigrant polak në amerikë dhe një anti sovjetik dhe anti rus, në
nivelin e një rusofobi, njëkohësisht, edhe si shkrues dhe formulues i asaj që njihet si
“Doktrina Karter”, e cila nisi si GJOJA përgjigje zyrtare e politikës ndaj pushtimit sovjetik
të Afganistanit.
E kam specifikuar me “gjoja” sespe, pothuajse të gjithë jemi të bindur nga propaganda
se Bashkimi Sovjetik e Pushtoi Afganistanin pa asnjë lloj arësye, ashtu si sot po
reklamohet e njëjta gjë edhe për Ukrianën.
Por, në realitet, këtë përrallë të stisur e ka hedhur poshtë vetë autori i doktrinës Karter,
Brzezhinski në një intervitë të tij dhënë gazetës franceze Le Nouvel Observateur, në
vitin 1998, ku thotë “ Sipas versinot zyrtar të historisë, ndihma e CIA për muxhahedinët
në Afganistan filloi gjatë vitit 1980, dmth pasi ushtria sovjetike pushtoi Afganistanin më
24 Dhjetor 1979. Por realiteti i ruajtur fshehurazi deri më tani, është krejtësisht ndryshe.
Në të vërtetë në 3 korrik 1979 Presidenti Karter nënshkroi direktivën e pare, për ndihmë
sekrete për kundërshtarët e regjimit pro-sovjetik në Kabul. Dhe pikërisht në atë ditë i
shkrova një mendim presidentit se, pikërisht kjo ndihmë do të nxiste një ndërhyrje
sovjetike. Dhe sovjetikët nuk vonuan por ndërhynë me kërkesë të qeveris pro-sovjetike
të Kabulit”.
Dhe Brzezhinski ishte personi i cili formuloi më pas mbështetjen e çdo lloj force për të
luftuar kundër Bashkimit Sovjetik, dhe pas prishjes së tij, edhe të Rusisë, me idenë se:
ndërhyrja e sovjetikëve në Afganistan po përdoret për të ndërhyrë më pas në Lindjen e
Mesme, pasi kjo do të shkatërrojë Rusinë ashtu si shkatarroi Bashkimin Sovjetik. Pasi
Brzezhinski, deri sa vdiq në vitin 2017, ishte i mendimit se mbështetja amerikane ndaj
muxhahedinëve në Afganistan solli fundin e Bashkimit Sovjetik.
Dhe në të njëjtën linjë janë edhe pasuesit e idesë së Brzezhinskit, siç ishin dhe janë e
mbrojtura dhe e ngritura prej tij direktë, znj. Madalen Ollbrajt, dhe më pas ndjekësja e
kësaj teorie, znj. Viktoria Nuland, dhe z.Antoni Blinken, por edhe një pjesë e stafit të ri
të Presidentit Trump.
Të gjithë këta e mbështetën idenë se, një luftë e re ndaj Rusisë sot do të sillte
shkatërrimin e saj, prandaj nuk e lejuan Ukrainën që të bënte paqe me Rusinë.
Por në injorancë të plotë të ngjashme edhe me të shkuarën historike, sidomos asaj të
Luftës së Dytë Boterore ku perëndimi me në krye SHBA i ka mbushur mendjen vetes se
ishin ata që e mundën Gjermaninë Naziste, (edhe pse Hitleri humbi 75% të forcës së tij
të armatosur në Frontin eLindje), duke menduar se mund të mundin një Rusi, në një
kohë tjetër e teknologji tjetër.
Dhe kjo rusofobia e Brzezhinskit ka kontaminuar gjithë botën e elitës politike jo vetëm
anglosaksone, por edhe atë europiane, e bazuar kjo mbi “Doktrinën Karter”, të cilën e
zbuloi gjatë një fjalimi në janar të vitit 1980, ku thotë: “ Një përpjekje nga çdo forcë e
jashtme për të fituar kontrollin e Gjirit Persik do të konsiderohet si një sulm ndaj
interesave jetike të SHBA, dhe një sulm i tillë do të zmbrapset me çdo mjet të
nevojshëm, duke përfshirë forcën ushtarake”.
Dhe kjo deklaratë besoj ju mundëson të kuptoni edhe mbështetjen e trenit të NATO-s
me lokomotivë SHBA ndaj çdo force terroriste jo vetëm në Gjirin Persik, por në gjithë
Lindjen e Mesme, me idenë e vetme se kështu po mbajnë, dje Bashkimin Sovjetik, e sot
Rusinë, jasht këtij rajoni, të konsideruar jetik për SHBA.
Ndërsa retorika e Trump, në lidhje me Kanadanë, Groenlandën e Kanalin e Panamasë,
është thjesht një lëvizje iluzioniste për të hequr sado pak vëmendjen nga katastrofa që
“Doktrina Karter” dhe pasuesit e Brzezhinskit i sollën SHBA në luftën në Ukrianë.
Dhe janë zgjedhur tashmë për të pushtuar vende, të cilat ushtarakisht nuk mund ta
përballojnë SHBA, sepse nuk janë në nivelin e saj ushtarak.
Ndaj, nuk është çudi që të sujlmojnë sërish Panamanë për të ringritur forcën e SHBA,
që ka filluar të venitet në sytë e pjesës tjetër të botës.
Kjo është mënyra e vetme për të projektuar idenë – Make America Great Again.
Ps: Cirku do të vazhdojë edhe vitin tjetër. Hyrja është falas. Pagesa bëhet në dalje.
Gëzuar Vitin e Ri.
Tiranë, 31 Dhjetor 2024