7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDritan Goxhaj / UÇK-ja, ZPS-ja, Cali dhe djali im 6 vjeçar.

Dritan Goxhaj / UÇK-ja, ZPS-ja, Cali dhe djali im 6 vjeçar.

Njeriu shpesh i bën pyetje vetes -Për çfar janë ushtritë?

Përgjigja standarte që shpesh i japim kësaj pyetje, do të ishte, për të luftuar ushtritë e tjera. Në këtë mënyrë, kjo përgjigje pasqyron në mendjen tonë konceptin e një lufte tip gladiatoriale të një çështjeje, në të cilën grupi më i aftë do fitojë ndaj atij më të përgjakurit. Por kur vjen puna te përgjakja, atëherë mundohemi që kësaj përplasje që e qujamë luftë, t’i japim një kahje morale.

Në vitin 1416 komandanti Venedikas Pietro Loredan gjatë luftës së tij detare kundër turqve deklaronte se kishte ekzekutuar të gjith europianët e kapur duke i ndihmuar turqve, si dhe gjith navigatorët e anijeve të kapura armike.

Ai qartësisht mendonte se po vepronte moralisht: dhe në të vërtëtë mbi çfar baze, përveç një pohimi thjesht normativ, universialist të disa standarteve mund të dënohen veprimet e tija?

Dhe kjo na sjell te pyetja kryesore që ja bëjmë vetes dhe na e bëjnë të tjerët: nëse është morale të luftosh për të mbrojtur popullin tënd, çfar kufijsh, nëse ka, ka për atë që të lëjohet të bësh, përpara se të tërhiqesh me turp e keqardhje për të lënë popullin tënd të vritet e të pushtohet?

Problemi është se nuk ekzistojnë rregulla morale universale mbi konfliktet, por secili kërkon të universalizojë të vetat, dhe secili sheh interesat e palës së tij, ose të asaj që mbështet si parësor, me rregulla të ndryshme që zbatohen për palë të ndryshme në praktikë, por jo edhe në teori.

Por prej 2015 perëndimi që ne njohim sëbashku me vendet e Quintit po mundohen nëpërmjet ZPS dhe Gjykatës Speciale të na imponojnë rregulla morale për luftën që bëmë si UÇK në 1999. Këtë imponim nëpëmjet ligjit dhe dënimeve in extremis që kanë vedndosur të japin ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së, ku e filluan me Sali Mustafën, për të cilin ZPS-ja kërkoi 35 vite burg në total. I cili u dënua kryesisht se kish shkelur “ligjet e luftës”.

Por “Ligji i luftës” në fund është një përpjekje për të vendosur një sërë kufizimesh komplekse, arbitrare në një konflikt të armatosur. Dhe për të aplikuar këto “Ligje Lufte” përmenden Konventa e Gjenevës, Stauti i Romës dhe ligjet ndërkombëtare.

Por problemi qëndron se këto dokumenta janë bërë për ushtri të regullta që i përkasin shteteve, me ushtarë profesionostë dhe oficerë të trajnuar nëpër akademira ushtarake ku edhe e kanë mësuar Konventën e Gjenvës dhe Statutin e Romës. Por në një ushtri si UÇK-ja, me gishta mund të numëroheshin në atë kohë ata që kishin dëgjuar për Konventën e Gjenevës.

Dhe bazaur mbi këto rregulla Apeli për Mustafën që u mbajt më datë 14 nëndor dha vendimin përfundimtar për të, duke e dënuar me 22 vite burg.

Edhe më shumë seç e parasheh Kushtetuta e Kosovës Neni 33/2 i saj.

Por në këtë apel nga ana e prokurorisë doli e qartë se personi i vrarë nuk është vrarë as nga Sali Mustafa e as nga UÇK-ja por nga serbët.

Kjo u pa në deklaratën e prokurores së çështjes e cila deklaroi “Faji i takon Salih Mustafës. Rrezikimi ishte i qartë evakuimi i Zllashës, evakuimi i vendbanimit i kompleksit në Zllash ishin që të mbroheshin personat aty në Zllash dhe në qoftë se ju lini një situatë të tillë persona të lënduar rëndë dhe nëse këta persona vriten më pas nga plumba serb, kjo në vetvete nuk përbën një ngjarje të re që mund të shkëpus zinxhirin e shkasisë dhe nuk mund të zbeh atribuimin penal të zotërit Mustafa në këtë çast”.

Qartësisht del se Mustafa po dënohet për mos veprim dhe jo për veprim. Për arsye se nuk ka mundur ose ka munguar të kontrollojë gjithçka që gjendej në vënd dislokimin e tij dhe të forcës që ai drejtonte.

Kjo është një tentative jo e re e këtyre lloj gjykatave të përbërë nga ndërkombëtarë të cilët në mungesë të provave dhe fakteve për të dënuar dikë, atëherë sajojnë dëshmitarë për të dënuar personat mbi atë çka ata nuk kanë bërë, duke e quajtur mbi bazë të mos veprimit.

Por jo vetëm ligjërisht por edhe llogjikisht mos veprimi për mos dije të asaj çfar bëjnë trupat e tua në terren në çdo kohë nuk mund të jetë i njëjtë me veprimin me qëllim.

Por kjo lloj gjykate po mundohet me të gjitha mënyrat dhe format që të vendosi një standart të ri ligjor e moral në dënimet për çështje që kanë lidhje me luftën. Atë të dënimit njësoj si për kryerje edhe për mos kryerje të një veprimi.

Dhe kështu ta barazojnë edhe moralisht të dyja këto vepra që në procedurën penale jo vetëm që janë të ndryshme por kanë edhe dënime krejt të ndryshme.

Dhe për këtë kanë nxjerrë jasht loje ata që në realitet i kanë kryer krimet për të cilat akuzohet Sali Mustafa. Në rast se do të ekzistonte drejtësia dhe koncepti i saj ashtu si e njohim të gjithë deri më sot, i bie që ai që duhej të ishte patjetër nën akuzë jo vetëm për veprimin por edhe për mos veprimin është Halim Berisha, dëshmitari i fshehur i ZPS.

I cili pretendon në dëshminë e tijë se ka mbajtur detyrën e zëvendës komandantit të policisë ushtarake të UÇK-së të Brigadës 153, dhe që ka arrestuar viktimin.

Ky dëshmitar i rremë i kësaj ZPS-je do të duhej dhe duhet të ishte në bankën e të akuzuarve dhe të tregonte se:

1. Me urdhërdhër të kujtë e bëri arrestimin?

2. Kujt ja dorëzoi të arrestuarin?

3. Duke qënë se vendqëndrimi i njësisë së drejtuar nga Sali Mustafa ndodhej në zonën e kontrolluar nga Brigada 153, atëherë përse Halim Berisha nuk e ka kryer detyrën e tij si Zv/Komandat i Policisë Ushtarake për të kontrolluar të gjithë ata që ndalonte?

4. Përse Halim Berisha kur u dha urdhëri për evakuim nga zllashi nuk bëri kontrollin e gjith territorit që mbulonte zona e tij e veprimit operativ, në të cilin hynte edhe vendqëndrimi i njësisë së Sali Mustafës?

Duke qënë se detyarat e Policisë Ushtarake jane :

-Mbron jetën, shëndetin dhe dinjitetin e ushtarakut nga çdo veprim i paligjshëm, kur ato cenohen për shkak të detyrës;

– Merr masa për parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprimtarisë kriminale ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, pronës e objekteve ushtarake e në përdorim të tyre;

– Siguron rendin ushtarak në kuadër të veprimtarive të organizuara nga UÇK-ja

– Me kërkesë të komandave dhe të drejtuesve të institucioneve ushtarake, ndërhyn në repartet ushtarake për parandalimin dhe mënjanimin e veprimeve të kundërligjshme që kanë të bëjnë me prishjen e rendit ushtarak;

Përse Halim Berisha nuk mbahet përgjegjës për mos zbatimin direkt të detyrave të tija, por ZPS-ja dhe Gjyakata speciale akuzojnë dhe dënojnë Sali Mustafën për veprime të pa kryera të cilat në realitet janë detyra të dëshmitarit të ZPS që pretendon detyrën e zv/komandatit?!

Prokuroria në këtë rast argumentoi se Mustafa nuk kishte bërë sa duhet dhe çfar duhet dhe për çudi gjykata e shkallës së parë si dhe ajo e apelit ra dakort.

E njëjta tezë dhe teori po përdoret dhe do të përdorët nga ana e prokurorisë edhe në gjyqin e katër ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithëshëm.

Dhe kjo tegon se gjykimi dhe vendimet e kësaj gjykate janë sa ligjore edhe aq politike.

Pamvarësisht se për anën ligjore kam dyshime pasi dënimi i dhënë për Mustafën e tejkalon atë të përcaktuar nga vet ligji i kësaj gjykate:

(Ligj i zbatueshëm përkatës në atë kohë ishte Kodi Penal i Jugosllavisë. Ky kod parashihte që ndëshkimi më burgim nuk mund të jetë më i gjatë se 15 vjet dhe se një dispozitiv tjetër ishte se gjykatat mund të përcaktojnë dënim me burgim prej 20 vjet për vepra penale të cilat dënimi me vdekje mund të parashikohet. Ligji i zbatueshëm përkatës në atë kohë ishte neni 48 i Kodit Penal të Jugosllavisë. Ky ligj paraqiste në dispozitën 1 siç vijon; ndëshkimi me burgim nuk mund të jetë më i shkurtër se 15 ditë dhe jo më i gjatë se 15 vjet. Dispozita 2 i të njëjtit nen thotë se; gjykata mund të caktoj ndëshkim ‘dënim me burgim’ me 20 vjet burgim për vepra penale për të cilat dënimi me vdekje parashikohet. Krimi këtu në këtë rast do të kishte përmbush kushtet e dënimit me vdekje).

Kështu Apeli i Dhomave të Specializuara duke pretenduar se po vendos ligjin në Kosovë, në fakt ajo thjesht po vendos një precedent të ri të paligjshmërisë si në sasin e dënimit që tejkalon ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës së cilës kjo gjykatë i përket, por edhe në argumentimin ligjor që ajo dha për atë vendim.

Dhe e gjitha kjo bëhet me qëllimin që pastaj njerëzit e thjeshtë t’i bëjnë pyetje vetes, ashtu si djali im 6 vjeçar pyeste para nja dy muajsh :

“ A eshtë gabim të Luftosh”?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments