7.3 C
Tetovo
E hënë, 26 Maj, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj /Serbia, Izraeli dhe NATO.

Dritan Goxhaj /Serbia, Izraeli dhe NATO.

Serbia, Izraeli dhe NATO
Dritan Goxhaj
Çdo kush që e lexon këtë titull mendon se çfarë kanë të përbashkët këto të treja që të renditen në një titull?! Ajo çfar i lidh këto të treja janë vetëm dy gjëra, genocidi dhe hiprokizia.

Por le ti shohim më hollësisht se si e ku qëndron kjo lidhje.
Sërbia

Në vitin 1999 Sërbia ndërrmori një fushatë të pastrimit etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë. Dhe këtë fushatë të genocidit dhe pastrimit etnik e intesifikoi nëpërmjet një operacioni të veçantë ushtarak të quajtur “ Patkoi”.

Ky operacion ishte konsideruar në atë kohë si Zgjidhja Përfundimtare e Millosheviçit dhe shtetit të Sërbisë për problemin e Kosovës.
Vetë emri i operacionit është përshkimi më i mir. Ushtria dhe policia serbe e planifikuan këtë operacion me qëllimin e vetëm që duke detyruar popullsinë civile të largohej nga zonat e veta të banimit në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë, UÇK-ja do të mbeste e vetme në pozicionet e saja dhe kështu do të ishte shumë herë më e lehtë për ushtrinë dhe policinë serbe që të realizonin asgjësimin total të saj më pas, pasi kështu nuk do të kishin asnjë lloj pengese më.

Pra do të realizonin atë që Mao Ce Duni thoshte “ Luftëtari guerril është si peshku. Dhe populli është deti. Po t’i heqësh këtij peshku detin – dmth – po t’i heqësh luftëtarit guerril popullin, ai do mbetet si peshku pa ujë”.

Dhe për të eleminuar ushtarakisht UÇK-në vendosi që të ta bënte atë nëpërmjet pastrimit etnik dhe genocidit.

Izraeli

Izraeli ka të njëjtin problem që kishte Sërbia. Ashtu si serbia edhe Izraeli kërkon të eleminojë një lëvizje çlirimtare të armatosur, pasi duke eleminuar lëvizjen kështu mund të eleminojë totalisht çështjen Palestineze.

Por edhe Izraeli ashtu si Serbia ka dështuar ushtarakisht të eleminojë me anë të luftës kinetike dhe konvencionale Hamasin, ndaj ajo, ashtu si Serbia ka zgjedhur që nëpërmjet genocidit të pandërprerë që 20 muaj, dhe pastrimit etnik të bëjë Zgjidhjen Finale për problemin Palestinez.

Dhe këtë ashtu si shteti genocidial i Serbisë i cili ndërrmori një operacion të veçantë, ashtu edhe shteti genocidial i Izraelit ka ndërrmarë një operacion të veçantë ushtarak ndaj popullatës civile në Gaza.

Dhe ashtu si Hitleri që zhdukjen e hebrenjve në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore e konsideroi në një operacion të quajtur “Zgjidhja Finale” edhe Izraeli ka vendosur që Zgjidhejn e tijë Finale Hitleriane ndaj Gazës ta bëjë nëpërmjet Operacionit “ Gideon Chariot”.

Edhe këtu në këtë rast vetë emri i këtij operacioni ushtarak të pastrimit etnik sqaron gjithçka që duhet të dini.

Në vitin 1948 pak përpara se Izraeli të formohej e njihej si shtet, forcat ushtarake të atëhershme izraelite që njiheshin si Haganah ndërrmoren një ofensivë ushtarake disa ditore të quajtur “Operacioni Gideon”, me qëllimin e vetëm pastrimin etnik të një zone të quajtur Beisan të populluar me palestinezë, pasi kjo ishte pengesë për shtetin e ri pushtues të Izraelit për të depërtuar drejt cisjordanisë dhe për të marrë nën kontroll territore të tjera palestineze.

Edhe kësaj rradhe e përdorën të njëjtin emër pasi i tillë është edhe qëllimi i tyre.

Duke qënë se kanë dështuar totalisht nga ana ushtarake, kanë menduar që me një gurë të vrasin dy zogj.
E para duke përzënë popullatën civile nëpëmrjet një pastrimi etnik të mund të pushtojnë dhe aneksojnë territoret palestineze në Gaza, dhe e dyta duke përzënë popullsinë civile mendojnë se do arrinë të eleminojnë pastaj edhe më lehtë Hamasin.

Në të dyja këto raste të lartpërmendura që ngjajnë me njëra tjetrën si dy pika uji, qoftë nga mënyra e veprimit, qoftë nga konceptimi i operacioneve të pastrimit etnik, qoftë nga pjesëmarrja në to të të gjithë forcave të armatosura dhe atyre policore, kemi të bëjmë me genocid dhe pastrim etnik.

Rezoluta e Kombeve të Bashkuarae përcakton qartësisht se krime lufte e goncid kemi kur ndodh:

  1. Transferimi i popullsisë në një territor të pushtuar .
  2. Privimi i ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike për civilët.
  3. Aneksimi i një territori të pushtuar.
  4. Vrasja e qëllimshme e civilëve në një zonë lufte.

Ashtu siç shihet, ashtu si Serbia në 1999 në Kosovë edhe Izraeli në Gaza specifikisht prej 2023 e në vazhdim i ka shkelur të katër këto ligje të përcaktuara qartësisht nga Kombet e Bashkuara, duke kryer kështu krime lufte, genocid dhe pastrim etnik.

Dhe tashti le të vimë tek NATO

Në 1999 NATO duke parë masakrat që ushtria dhe policia serbe bënin ndaj popullatës civile në Kosovë, vendosi që të ndërhynte ushtarakisht ndaj Serbisë për të ndaluar krimet, genocidin dhe pastrimin etnik. Për këtë këtu keni linkun e faqes zyrtare të NATO-s për ndërhyrjen në Kosovë :
https://www.nato.int/docu/pr/1999/p99-051e.htm

Dhe ndërhyrjen e sajë atëherë e justifikoi për nevoja humanitare.
Ndërsa sot po kjo NATO edhe pse krimet, masakrat, genocidi dhe pastrimi etnik në Gaza po shfaqen direkt në mediat e gjithë botës, kjo NATO në asnjë takim të vetin ministerial dhe asnjë lloj takimi tjetër të sajin nuk e ka përmendur as edhe një herë çështjen e Palestinës, dhe as ka guxuar të thotë ndonjë fjalë ndaj shtetit genocidal të Izraelit.

Jo vetëm kaq, por pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë duke i dhënë ushtrisë pushtuese dhe kriminalë të Izraelit të gjithë ndihmën e nevojshme ushtarake që i duhet, e që po e përdor për të vrarë e masakruar civilët palestinezë.

Pra siç edhe shihet NATO e vitit 1999 ndryshon për 180 gradë nga NATO e vitit 2023-2025.

Kjo NATO e sotme po shfaq më në fund tendencat e saja naziste, një ndjenjë e kultivuar në vite në këtë organizatë që prej vitit 1956 kur komandat kryesore në të deri në vitin 1990 i mbanin ish oficerë dhe gjeneralë gjermanë që kishin qënë pjesë e ushtrisë naziste të Hitlerit.
Si duket fara që ata mbollën, tashti po jep frytet e saja.

Dhe kjo tregon fytyrën hipokrite të kësaj organizate, e cila para 26 vitesh ndërhynte për t’i dhënë fund genocidit dhe pastrimit etnik, ndërsa pas 26 vitesh thjesht sheh e ngazëllyer dhe ndihmon ushtarakisht dhe me heshtje këtë genocid dhe pastrim etnik të këtij shekulli të ri.

Ose ndoshta mund ta kem kuptuar gabim, edhe atëherë nuk ndërhyri për të ndaluar genocidin dhe pastrimin etnik, por vetëm se e konsideronte Sërbinë aleate të Rusisë dhe si një pengesë serioze ushtarake në zgjerimin e saj (NATO-s) drejt lindjes, pasi duke goditur Serbinë donte të tregonte se ishte e fuqishme dhe se çdo kush që do të bëhej pengesë në zgjerimin e saj- në këtë rast Rusia- do të pësonte të njëjtin fat si Serbia!

Ndërsa sot duke qënë se Izraeli është aleat i tyre dhe jo i Rusisë nuk mund të sulmohet, ndaj dhe lejohet të bëjë si të dojë.

Sot me mos reagimin as politik e as ushtarak të NATO-s ndaj nazismit izraelit në Gaza, besoj shqiptarët e kuptojnë më së miri se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë nuk erdhi se i erdhi keq, e u dashurua me shqiptarët, por thjesht se i duhej për realizimin e qëllimeve të saja të mëvonshme.

Naiviteti i shqiptarëve dhe naiviteti i palestinezëve i ka çuar të dyja palët të besojnë hipokrizia është vityt dhe neo-nazizmi është ideologji humane.

PS: Nëse injornaca do ishte vërtet bekim, atëherë ne shqiptarët dhe në veçanti palestinezët qënkemi populli më i bekuar i botës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments