7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Plisat, futbolli dhe politika

Dritan Goxhaj / Plisat, futbolli dhe politika

Në 13 maj të vitit të largët 1990 në një fushë futbolli në Jugosllavinë e atëhershme kur po luhej një ndeshje fotbolli midis Dinamos së Zagrebit dhe Yllit të Kuq të Beogradit (Crvena Zvezda), kapiteni i Dinamos së Zagrebit Zvonimir Boban goditi me grusht një polic serb për arsye se policia serbe po keqtrajtonte tifozët e Dinamos së Zagrebit. Këtë ngjarje shumë analistë e kanë cilësuar si simbolikën e ndarjes së Jugosllavisë.

Sot në shqipëri ndodhi e kundërta. Një “polic” me arrogancë e injorancës që i ka dhënë pushteti i korruptuar dhe i padrejtë, goditi klubin e fansave të Kombëtares Shqiptare, Plisat e Prishtinës.

Sot presidenti i FSHF-së vendosi që të anullojë biletat dhe të mos paisi me bileta këtë grup fansash të cilët nuk i janë ndarë kombëtares tonë edhe atëherë kur të gjithë kishim humbur të gjitha shpresat te ajo.

E hapa këtë shkrim me ngjarjen e Zvonimir Bobanit për t’i treguar injornatëve si kryetari i FSHF-së dhe të gjith atyre të tjerëve që broçkullisin se futbolli nuk ka lidhje me politikën, se është krejt e kundërta.

Fotbolli, veçanërisht në këto hapësirat tona ballkanike është i lidhur ngushtësisht dhe shpirtërisht me politikën. Por kur themi politikë në këtë rast nënkuptojmë vetëm politikën kombëtare.

Sot, kioska e Armand Dukës që quhet FSHF ka vendosur që të ndëshkoi Plisat për slloganin e tyre në ndeshjen e mëparshme “ Mallkue qoft kush s’na do bashk”, duke e konsideruar këtë gjë politike.

Kjo tregon se Duka nuk e ka kuptuar asnjëherë deri më sot që Plisat kanë qënë gjithnji duke bërë politikë në futboll dhe me futbollin.

Kjo pasi ata asnjëherë nuk bënë tifozllik për kombëtaren e Kosovës, pasi ata kanë ecur gjithnji mbi parimin që mbizotëronte në 1999 “ Një komb një qëndrim”, vetëm se Plisat e shndërruan atë në “Një komb një kombëtare”.

Prania e Plisave në stadiumet ku luante kombëtarja ka simbolizuar gjithnji idenë e të qënit bashkë, por Dukës duhej që t’ia vizatonin që ta kuptonte.

Ndaj të gjithë ata që kujtojnë se ky reagim i Dukës ka ardhur për shkak vetëm të një baneri në stadium janë të gabuar. Duka është vënë në shërbim të argatëve të antishqiptarisë të cilët i kanë padronët e tyre në Beograd dhe në Athinë, por edhe në shërbim të atyre demagogëvë injorant perendimorë të cilët mundohem të na çkombëtarizojnë me çdo metodë e mënyrë, dhe ku të gjithë këta nuk mund të durojnë që Plisat të përçojnë idenë e bashkimit edhe me sllogane dhe banera.

Por më së shumti nuk munden të durojnë që Plisat janë iniciatorë të traditës së këndimit të këngës për Heroin e Luftës së UÇK-së Adem Jasharin. Pasi duke i kënduar Ademit i këndohet UÇK-së. ndërkohë që Beogradi, Athina e argatët e tyre duan që ta shuajn UÇK-në fare nga historia.

Dhe ndaj edhe Plisat që po mundohen ta mbajnë atë të gjallë nuk janë të dëshiruar në stadium nga FSHF-ja e Dukës.

Veprimi i Dukës sot i bën nder Plisave sepse tregon që ata janë në anën e ndritur të historisë sonë, ndërsa Duka me kompanin e kuislingëve që i shërben dhe që i venë nga pas janë thjesht mbeturina të historisë nga ato për të cilët poeti Ali Asllani i ka përcaktuar:

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,

më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”

Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,

sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

Ndaj uroj që kjo ngjarje t’i bëjë Plisat edhe më të fortë në rrugëtimin e tyre në mbështetje të kombëtares dhe sëshpejti të realizohet kërkesa e tyre për vetëm një kombëtare, pasi njerëz si Duka përveç dallavereve të tyre do i përpij edhe historia

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments