Afrika është kontinenti i dytë më i madh në Tokë dhe gjithnji ka qënë dhe vazhdon të jetë subjekt i eksplorimit dhe kolonializmit për shumë shekuj me rradhë. Historia e saj e pasur ka bërë që perëndimi dhe lindja të tërhiqen nga ajo dhe ta bëjnë atë objekt të vazhdueshëm të shfrytëzimit.
Afrika shtrihet në një sipërfaqe prej 30 milionë kilometrash katrorë.
Afrika është shtëpia e 54 shteteve, 1.3 miliard banorëve me më shumë se 1250 gjuhëve të ndryshme të folura në të. Vija e saj bregsetare është 48 mijë kilometra dhe gjeografia e saj është tepër e larmishme dhe përfshin në të shkretëtira, male, pyje tropikale, savana.
Afrika nuk është pjesë e botës që ne njohim, por është një botë brenda botës.
Emrin me të cilin e njohim sot ja vunë europianët, ndërsa romakët ishin të parët perendimorë që e populluan atë gjatë pushtimeve të tyre, më konkretisht në pjesën veriore të kontinentit.
Por emrin e saj origjinal, emri indigjen i saj është Alkebulan.
Kolonializmi
Kolonializmi europian e ka formësuar Afrikën që njohim sot. Kolonializmi në Afrikë arriti kulmin e tij midis viteve 1870 dhe 1900 në atë që njihet si “Lufta për Afrikën”. Ajo u kolonizua nga Britania, Franca, Belgjika, Gjermania, Portugalia, Hoolanda dhe Spanja.
Ndarja e saj u krye sipas marwveshjes dhe rregullave tw Berlnit tw vitit 1885
Ky agresion kolonialist dhe imperialist perendimor ndaj Afrikës u bë për tre arsye.
E para ishte arsyeja ekonomike pasi Afrika është strehë e burimeve natyrore më të mëdha.
E dyta kishte të bënte me përhapjen e krishtërimit.
E treta ishte konkurenca ndërmjet vendeve perendimore.
Afrikanët u përpoqën t’i rezistonin pushtimit kolonial herë më luftëra guerile e herë me angazhime të drejtpërdrejta ushtarake. Dhe kjo përpjekje u bë nga vizionarë të cilët guxuan të imagjonijnë një kontinent të lirë nga kthetrat e shfrytëzimit perendimor kolonial, guxuan të imagjonojnë një Afrikë të lirë e të bashkuar.
Por të gjith ata që guxuan një gjë të tillë u vranë nga perëndimi.
Është e vërtetë se jo të gjithë këta që guxuan t’i kundërvihen kolonializmit perendimor në Afrikë ishin të mirë për popullin e tyre, por roli i tyre në historinë e Afrikës ishte i tillë që la shenja të mëdha.
Në këtë seri shkrimesh për Afrikën, njërin prej tyre do t’ja dedikoj këtyre guximtarëve, por thjesht për një ide po i reshtoj emrat e tyre në këtë shkrim: Vizionarët të cilëve ju tremb perëndimi;
Muamar Gadafi – Libi; Tomas Sankara- Burkina Faso;Patrice Lumumba-Kongo; Silvanus Olympo-Togo; Amilcar Cabral-Guinea Bisau dhe Bregu I Fildishtë; Samora Makel- Mozambik; Ruben Um Nyobe – Kameron; Felix Moumie Kamerun; Eduardo Mondlane – Mozambik; Marien Ngouabi – Kongo;Laurent Desire Kabila – Kongo; Uilliam Tolbert – Liberi; Hamani Diori – Niger; Pierr Mulele – Kongo; Samuel Doe – Liberi
Franca mbeti kolonialistja më e madhe pas shumë përpjekejesh të vendeve kolonialiste ndërmjet tyre për të poseduar Afrikën. Franca u dha pamvarësi shumicës së vendeve të Frikës veriore dhe qëndrore deri në fund të viteve 1960. Pamvarësisht se ju dha pamvarësinë në letër, ajo nuk ju dha atyre edhe sovranitetin. Dhe të gjitha sistemet franceze të krijuara gjatë regjimit kolonial mbetën në vend dhe shfrytëzoheshin e shfrytëzohen akoma nga Franca.
Franca akoma edhe sot vazhdon të ushtrojë në një pjesë të vendeve afrikane (në ato nga të cilat nuk e kanë përzënë akoma) ndikim ekonomik, politik dhe ushtarak, të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet proxy.
Pas Luftës së Dytë Botërore Franca krijoi atë që njihet si sfera informale e ndikimit francez në Afrikë. Ajo kroji zonën monetare afrikane e cila vazhdon edhe sot dhe përbëhet nga 12 ish-koloni, ku të gjitha sëbashku përbëjnë 14% të popullsisë së Afrikës dhe përbëjënë 12% të PBB (Prodhimi Brëndëshëm Bruto) të kontinentit.
Një nga parimet kryesore të këtij sistemi monetar bazuar mbi Frankën Franceze ishte se kolonitë duhet që 50% të rezervaze të tyre monetare t’i mbanin në Thesarin Francez plus edhe 20% si garanci, kështu vendeve Afrikane ju mbeteshin vetëm 30% në thesarin e tyre. Ndërsa përsa i përket burimeve natyrore që Franca nxirrte në të tëra këto koloni, ato dërgoheshin të tëra në Francë për përpunim pasi Franca nuk kishte investuar kurrë në asnjë industri për përpunimin e tyre në vendet e origjinës.
Afrika për herë të parë u shfaq në vëmendjen e Lindjes (Rusëve) në shekullin e 19 dhe gjatë Luftës së Dytë Boere.
Periudha e dytë e dashurisë së lindjes me Afrikën filloi në kohën e Kominternit (Bashkimi Ndërkombëtar i Partive Komuniste) i udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik në periudhën midis 1919 deri në 1943.
Në vitet 50 kur fuqitë Europiane filluan të humbisnin kontrollin mbi kolonitë e tyre Afrikane, dhe me pamvarësinë e shteteve të reja të cilat filluan të rrëshqisnin drejt së majtës edhe Bashkimi Sovjetik pa mundësinë për të hyrë në Afrikë në këtë periudhë.
Dhe në vitet 60 Bashkimi Sovjetik filloi të tregonte interes të veçantë për vendet e Sahelit (vendet e Afrikës Sub-Sahariane), duke lidhur marëdhënie të ngushta me vendet e bllokut socialist (Guinea, Ghana, Kongo , Mali, Ethiopia, Angola, Mozambique dhe Benin).
Sovjetikët nënshkruan marëveshje bashkpunimi me 37 vende Afrikane dhe ndërtuan në to rreth 600 vepra industriale.
Por në këtë periudhë Sovjetikët luajtën edhe një rol të madh nga ana ushtarake në luftërat që u zhvilluan në Afrikë , kryesisht të konsideruara luftëra civile, por që në realitet ishin të gjitha lufta proxy ndërmjet forcave të majta të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e bllokut socialist dhe forcave të djathta të mbështetura nga perëndimi dhe NATO.
Kjo marëdhënie midis këtyre vendeve afrikane dhe Bashkimit Sovjetik zgjati deri në vitin 1991 kur edhe u shpërbë gjigandi lindor, dhe gjatë periudhës 1945 deri në 1991 në Bashkimin Sovjetik u shkolluan 60,000 (60 mijë) studentë afrikanë.
Dhe nga viti 1991 e deri në 2020 interesi Rus për Afrikën as që i afrohej interesit sovjetik,
Por prej 2020 dhe veçanërisht prej 2022 Rusia ka filluar të hyjë sërish në Afrikë.
Kësaj rradhe Rusia ka hyrë në Sahel.
Saheli është ajo pjesë e territorit të Afrikës ku pjesa veriore e shkretëtirës Sahara gradualisht shndërrohet në xhungël ekuatoriale, duke formuar një brez të gjërë savanash. Saheli përfshin 7 (shtatë) vende kryesore që shtrihen nga perëndimi në lindje të Afrikës – Senegali, Mali, Burkina Faso, Niger, Çad, Sudani dhe Eritrea.
Këtë rradhë rusët ndryshe nga sovjetikët kanë hapur në Sahel një front të vërtetë dhe jo proxy. Front në të cilin kësaj rradhe rusët janë duke luftuar vetë përkrah forcave ushtarake të vendeve të Sahelit kundër proxyve të perëndimit dhe NATO-s.
Në aspekt të intesitetit ushtarak dhe luftarak nuk është i ngjashëm me luftën në Ukrainë, por në aspektin gjeografik nuk qëndron shumë poshtë asaj.
Kësaj rradhe përplasja lindje perëndim në Afrikë nuk është për arsye ideologjike, por arsye ekonomike-ekzistenciale.
Pothuajse prej viteve 60 vendet e Sahelit kanë trokitur në dyert e vendeve të tjera të botës për ndihmë për ndërtimin e një linje hekurudhore që nis në lindje në Sudan, në Port Sudan dhe pret Afriken mes përmes Sahelit dhe përfundon në Senegal, në portin e Dakarit.
Sovjetikët u munduan dikur ta ngrinin këtë projekt por nuk arritën dot. Zbatimi i këtij projekti do të rriste jo vetëm mirëqënien e këtyre vendeve afrikane dhe fqinjëve të tyre, por do të sillte një rritje ekonomike të fuqishme të këtyre vendeve me pasuri të pafundme natyrore, duke i kthyer në një konkurent të fuqishëm industrialo-ekonomik dhe politik për Europën.
Ndaj perëndimi po mundohet sot nëprmjet grupeve proxy xhihadiste ta fusi këtë rajon në kaos total në mënyrë që Rusët të mos arrijnë të bashkojnë këto vende. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse në rast se rusët do të arrinin të mbanin në këmbë këtë alenacë të vendeve të Sahelit dhe ta ngrinin atë ekonomikisht dhe ushtarakisht ashtu si edhe po bëjnë, kjo për rusët do sillte një siguri të fuqishme ekonomike në të ardhemen.
Për faktin e thjeshtë se sipas një teorie ekonomike të zhvilluar nga Adam Smith e cila thotë se për zhvillimin normal dhe konkurues të një qytetërimi të veçantë dhe modern, ai qytetërim duhet të kontrollojë një treg me një kapacitet rreth 300 milionë shpirtrash.
Dhe sipas një arithmetike të thjeshtë rezulton se : sot Rusia kontrollon në marketin e saj sëbashku me vendet e tjera rreth saj ish anëtare të Bashkimit Sovjetik një treg prej 200 milionë shpirtrash. Shtatë vendet e Sahelit sëbashku shkojnë në 150 milionë shpirtra.
Dhe po tu shtojmë këtyre edhe nja 100 milionë shpirtra të tjerë që i përkasin vendeve të Afrikës Veriore, fqinje me vendet e Sahelit dhe ku Rusia ka hyrë edhe aty me marëveshje të veçanta ekonomike e ushtarake, në total rezulton që Rusia në këtë mënyrë do të ketë nën kontroll një treg me rreth 450 milionë shpirtra.
Dhe posedimi i këtij tregu kaq të madh i jep Rusisë garancinë ndaj çdo lloj goditje dhe sanksioni ekonomik që perëndimi i gjithi sëbashku i ka dhënë dhe po mundohet t’i japi Rusisë.
Pra shkurt, hyrja e Rusisë në Afrikë është çështje ekzistenciale.

