Perëndimi në duart e sociopatëve narcistë
Pjesa e tretë
Koalicioni i të Vullnetëshvme
Në këtë pjësë të tretë të shkrimit do të analizoj mbledhjen e mbajtur në Paris para një muaji të ashtuquajturve “udhëheqës” Europianë, të mbledhur nga Presidenti i Francës Makron dhe Kryeministri Britanik Staimer, me bashk iniciaivë të Kancelarit Gjerman Mertz dhe Kryeministres Italiane Meloni, me qëllim të formimit të të ashtuquajturit –Koalicion i të Vullnetëshvme- për në Ukrainë.
Një koalicion ky i cili do të përbëhet nga vende anëtare të NATO-s por që nuk do të veprojë e nuk do të jetë nën mburojën e NATO-s në Ukrainë.
A mundet një kolaicion i tillë të formohet përtej retotikës dhe letrave?
Por a është e mjaftueshme të kesh vetëm një plan për këtë gjë?
Le ta shohim pak më në detaj këtë iniciativë të këtyre të ashtuquajtur “udhëheqës” Europianë.
Sigurisht që nuk do të mjaftonte vetëm një plan strategjik, sado i arsyeshëm që ai mund të ishte (në rastin konkret nuk ka asnjë arsye).
Për ta vënë në zbatim këtë plan, që në këto momente është vetëm një ide nevojitet aftësia ushtarake, si në aspektin e e pajisjeve ushtarake dhe njësive, po ashtu edhe në aftësi profesionale.
Kjo do të thotë se poshtë idesë politike së tanishme, duhet një planifikim strategjik, pas këtij duhet planifikimi operacional i cili bashkon të gjitha aktivitetet më të detajuara të të gjitha forcave në nivel taktik, për të arritur kështu një në një plan të përgjithëshëm ushtarak që të mund të japi rezultate dhe të bëjë të mundur realizimin e objektivit strategjik.
Por këtu lind edhe problemi më i madh i këtij kualicioni.
Cili është në këtë rast objektivi strategjik?!
Realiteti është që këta farë “udhëheqësish” të sipërcituar nuk kanë pasur e nuk kanë kurrfarë plani strategjik.
E gjitha çfar kanë është vetëm një iniciativë dhe dëshira për të mundur Rusinë.
Dhe këtë e kanë shprehur nëpërmjet idesë se po të vashdojnë luftën duke furnizuar me mjete e municion aq sa munden Ukrainën të shpresojnë që Rusia do të shembet dikur.
Qartësisht duket se pengesa kryesore për formimin e një kualicioni të tillë është konceptual.
Kjo pasi asnjëri prej këtyre që e kanë propozuar këtë ide dhe marrë këtë iniciativë nuk ja ka idenë se për çfar do shërbejë ky kualicion dhe as edhe si do të dukej.
Askush prej tyre dhe as drejtuesit ushtarak të ushtrive të tyre nuk e kanë idenë dhe nuk dinë se çfar do të synonin me realizimin e këtij kualicioni, dhe as cila do të do ishte gjendja e këtij koalicioni nga ana teknike.
Le ta marrin të mirëqënë në një moment se mbi bazën e kësaj iniciative politike udhëheqësia ushtarake e këtyre vendeve që do të marrin pjesë në këtë koalicion do të mblidhet për të përgatitur opsionet e kësaj ndërhyrje.
Dhe këto opsione mund të jene vetëm 2.
1- Një forcë ushtarake e gatshme për të luftuar përkrah ukrainasve kundër Rusëve në të gjitha vijat e frontit
2- Një forcë demostrative e vendosur në një zonë të sigurt shumë larg vijave të luftimit me idenë për të “dekurajuar” rusët që të mos sulmojnë.
Dhe për të dy opsionet e vetme të një force të tillë, sërish ka një sërë pyetjes të tjera primare që kanë nevojë për përgjigje për të kuptuar se a munder dhe si mundet të realizohet një ide e tillë.
Pyetja e parë
Për sa kohë do të jetë kjo forcë/ kualicion?
Përgjigje – Duhet pasur parasysh se për të përgatitur një forcë të tillë për secilën nga opsionet e mësipërme duhet një kohë e gjatë, dhe gjithashtu duhet pasur parasysh që asnjë forcë nuk mund të qëndrojë në një teatër operacional pafundësisht pa rotacion trupash.
Dhe në përgjithësi forcat e vendeve të NATO-s e kanë rotacionin një herë në 6 muaj. Kjo do të thotë se në kohën që një pjesë e forcës është në teatrin operacional, duhet një forcë tjetër të jetë e gatshme për ta zëvendësuar dhe ndërkohë një forcë tjetër me të njëjtin numër duhet të jetë duke u stërvitur për këtë operacion, dhe kjo do vazhdoi për çdo kontigjent.
Çdo vend i NATO-s në Evropë, përfshi edhe neve, për një operacion të tillë i cili kërkon minimalja një kontigjent në sasinë e një batalioni, nuk ka më shumë kapacitet se dy rotacione, përjashto vetëm Francën dhe Gjermaninë që mund të përballojnë deri në 4 ose 5 rotacione.
Pyetja e dytë
Cili do të jetë qëndrimi i kësaj force/ kualicioni?
Përgjigje – Asnjë nga vendet iniciatore të kësaj ideje nuk do të ishin dakort që të angazhoheshin direkt në luftime me trupat ruse, pasi kjo do të thoshte që të hynin në luftë me Rusinë dhe si pasojë bazat e tyre ushtarake në vendet e origjinës do të ktheheshin në objektiv të raketave ruse, ndaj të cilave asnjë vend i Europës anëtar i këtij koalicioni nuk ka asnjë mundësi për tu mbrojtur.
Pyetje si këto që janë ekzistenciale për çdo forcë ushtarake në terren janë të shumta dhe përgjigjet për to janë të pamundura për një koalicion të tillë.
Por në konceptin ushtarak kësaj force që të ishte efektive do t’i duhej një komandë e vetme në mënyrë që forcat të kishin kohezion mes tyre.
Po këtu pastaj do lindte sherri se kush do ta komandonte këtë forcë, pasi as Anglezët e as Francezët nuk do pranonin që të ishin nën komandën e njëri tjetrit, e aq më shumë që të ishin nën komandën e Gjermanëve ose Italianëve.
Plus, i gjithë ky mision do të duhej që të komandohej nga diku, dhe vendi i vetëm që ka kapacitete teknike dhe operacionale për të komanduar një mision të tillë është vetëm Komanda Qëndrore e NATO-s në Mons.
Por a do pranonte NATO që një mison i tillë jasht kuadrit të NATO-s të komandohej nga VëndKomanda Qëndrore e saj, duke e futur kështu NATO-n direkt në një kponflikt të armatosur me Rusinë?
Një konflikt që NATO e ka bërë të qartë që nuk e dëshiron, prandaj edhe nuk organizon një mision të tillë ushtarak në kuadër të saj, por jasht saj.
Duke patur parasysh që secili vend i NATO-s dhe përkatësisht edhe iniciatorët e kësaj ideje kanë secili rregullat e vet të veprimit dhe angazhimit, dhe në këtë rast duke qënë se do të ishin jasht juridiksionit të NATO-s, atëherë cilat do të ishin rregullat e veprimit dhe angazhimit të këtyre forcave!?
Besueshmëria e një misioni ushtarak varet totalisht nga aftësia dhe kapaciteti për të reaguar ndaj ngjarjeve e për të zgjidhur problemet e papritura që mund të dalin.
Gjatë luftës së ftohtë NATO posedonte një bjësi ushtarake shumëkombëshe të qujatur Forca Lëvizëse të Komandës Aleate në Europë, kjo forcë atëherë ishte e gatshme për t’u dislokuar kudo dhe përbënte vetëm majën e ajsbergut të gjithë NATO-s dhe do të përdorej vetëm si forcë fillestare sa t’i jepte kohë NATO-s që të organizonte e mobilizonte pjesën tjetër të kontigjenteve që pas 6 muajsh do të zëvendësonin këtë forcë. Por sot kjo lloj force nuk ekzisoton më, as në kuadër të NATO-s e as në kuadër të vetë BE.
Për një mison të tillë bazuar në dy opsinet e vetme të prezantuara më lart do të duhej një doktrinë ushtarake më vete, ndërkohë që sot asnjë nga vendet iniciatore nuk ka përshtatur akoma doktrinat e tyre ushtarake me situatat dhe zhvillimet teknologjike e doktrinale aktuale të luftës në Ukrainë.
Në realitet vetëm Rusët posedonin një doktrinë të luftës me intesitet të lartë në shkallë të gjerë, të trashëguar që nga koha e Bashkimit Sovjetik, por që më zhvillimet e luftës në Ukrainë ju desh që ta rishikonin dhe ta përshtatnin në vazhdim.
Ndërsa NATO dhe gjithë vendet anëtare të saj akoma nuk ja kanë nisur studimit të luftës për nevoja doktrinale.
Aktualisht asnjë vend i këtij të propozuari Kualicion të të Vullnetëshmve nuk e ka idenë se si të të luftojë nën kushtet kur armiku ka superioritet zjarri, nuk e ka idenë se si të reagojë e si të mbrohet nga bomba glider (rrëshqitëse) që lëshohen nga avionë përtej kapaciteteve të mbrojtjes kundërajrore, nuk ka as idenë e as mundësinë për të reaguar e mbrojtur ndaj raketave balistike dhe as që bëhet fjlaë për raketa hipersonike, por nuk ka as ide e as doktrinë se si të reagojë e mbrohet nga sulmet e tufave të dronëve.
Të gjitha këto vende të këtij far kualicioni edhe në rast se për një arsye ose një tjetër, që mund të konsiderohet një mrekulli, do të binin dakort për një objektiv operacional, nuk e kanë idenë se si të luftojnë një luftë të këtij lloji që po bëhet në Ukrainë.
Në fakt asnjë nga këto vende as ka pasur e as ka një doktrinë operacionale sulmuese, dhe asnjëherë nuk kanë pasur asnjë doktrinë për mbrojtjen e pozicioneve statike të fortifikuara (Ushtria Popullore Shqiptare ka pasur njw doktrinw tw tillw), ashtu si po ndodh aktualisht në Ukrainë.
Doktrina e vetme e këtyre vendeve në kuadër të NATO-s dhe jashtë saj, ka qënë dhe është vetëm një tërheqje luftarake përgjatë linjave të veta të komunikimit, dhe për më shumë, nuk ka asnjë precedent të mëparshëm historik në forcat e tyre ushtarake të kohës moderne mbi të cilin të mund të ngrejnë diçka, ose ta përdorin.
Prandaj ideja e një Koalicioni të të Vullnetëshmve në Ukrainë është thjesht një ide sociopatësh dhe narcistës të cilët në këtë mënyrë, nëse vërtet çojnë dicka atje, thjesht do të kontribojnë në de-militarizimin më të shpejtë të forcave të tyre të armatosura.
Dhe mbi të gjitha nga ana politike aktivizimi i një force të tillë nga vende të NATO-s, por jo në kuadër të NATO-s, do të ishte goditja e fundit që i jepet NATO-s politikisht, duke e prezantuar atë si një organizim obsolet, i pafuqishëm dhe në rast të aktivizimit të kësaj force jasht kuadrit të saj, do ta nxirrte NATO-n edhe të pa-nevojshme.