28.4 C
Tetovo
E premte, 1 Gusht, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj /OFENSIVA E VERËS NDAJ UÇK-SË

Dritan Goxhaj /OFENSIVA E VERËS NDAJ UÇK-SË

31 korrik 2025
27 vite më parë si kjo kohë midis 21 korrikut dhe 25 gushtit 1998 forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar
ofensivën e parë të verës kundër gjitha pikave dhe bazave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Unë nuk do shkruaj këtu për atë ofensivë të dështuar të Sërbisë ndaj UÇK -së, por për një ofensivë të re, kjo e bërë
në fund të këtij korriku 2025 ndaj UÇK -së.
Do ta ndaj në tre aspekte-valë-skalione këtë ofensivë pasi e tillë edhe po zhvillohet.
Skalioni i parë- “Drejtësia”
Vala e parë e kësaj ofensive është ligjore dhe është ndërmarrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe
Gjykata Speciale-Dhomat e Specializuara. Kjo ka të bëjë me pranimin që Gjykata Speciale i ka bërë një seri
dokumentash ligjore të lëshuara nga Departamenti i Sigurisë Shtetërore, Ministria e Brendshme e Serbisë (MUP) dhe
Komanda për “Kosovën dhe Metohinë”.
Përdorimi i këtyre dokumentave nga ana e ZPS dhe pranimi i tyre nga ana e Gjykatës Speciale është një sulm direkt
që i bëhet UÇK -së dhe luftës së saj.
Pasi po pranohen në një aktgjykim dokumente që i përkasin një istitucioni të një shteti ndaj të cilit UÇK ka zhvilluar
luftë çlirimtare.
E para ky veprim i jep legjitimitet veprimtarisë genocidiale të Sërbisë dhe Ministrisë së Saj të Brendëshme në
Kosovë.
E dyta që është edhe më kryesorja, ky veprim i përdorimit të këtyre dokumenteve dhe pranimit të tyre nga një
prokurori dhe gjykatë e Kosovës cënon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Dhe e treta ky veprim cënon kushtetushmërinë e Kosovës, pasi është tërësisht një veprim i jashtligjshëm, si nga
ZPS-ja edhe nga Gjykata Speciale.
Pse është i jashtëligjshëm?
ZPS dhe Dhomat e Specializuara veprojnë në bazë të Ligjit Nr. 05/L -053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE
ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Dhe ky ligj në KAPITULLI II PARIMET THEMELORE
Neni 4
Personaliteti dhe zotësia juridike shkruan:

  1. Dhomat e specializuara, Zyra Administrative dhe Zyra e Prokurorit të specializuar mund të bëjnë marrëveshje me
    shtete, organizata ndërkombëtare dhe subjekte të tjera, me qëllim të përmbushjes së mandatit të tyre ose për
    realizimin e operacioneve të tyre në pajtim me këtë ligj, në veçanti në lidhje me bashkëpunimin, asistencën gjyqësore
    dhe vuajtjen e dënimit.
    Pra praktikisht dhe ligjërisht këto dokumente që ka përdorur ZPS-ja dhe ka pranuar Dhomat e Specializuara hynë në
    kuadër të bashkëpunimit dhe asistencës gjyqësore, në kuadër të marëveshjes me shtete.
    Dhe në këtë rast i bie me shtetin e Sërbisë.
    Deri këtu në rregull, por po në Nenin 4 pika 4 shkruan:
  2. Para arritjes së ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare më një shtet të tretë lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar
    që përndryshe kërkon ratifikim sipas Nenit 18 të Kushtetutës, Dhomat e Specializuara do të marrin pëlqimin e
    Qeverisë së Kosovës.
    Dhe Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]
  3. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet
    ndërkombëtare për këto çështje: (1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; (2) të drejtat dhe liritë
    themelore; (3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare; (4) marrjen përsipër të
    detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.
  4. . Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i
    Republikës së Kosovës.
  5. . Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një
    marrëveshje ndërkombëtare.
    Përdorimi i këtyre dokumenteve të shtetit Serb në një gjykatë të Kosovës duhet të bëhet vetëm nëse ka një
    marëveshje të ratifikuar dhe të miratuar nga Kuvendi ose Presidenti i Kosovës.
    Plus për çdo marëveshje do të duhet pëlqimi i Qeverisë së Kosovës.
    Unë personalisht nuk di që të ekzistojë ndonjë ratifikim apo pëlqim as nga Kuvendi i Kosovës, Presidenti i saj ose çdo
    Qeveri e saj për marëdhënie juridike ndërmjet ZPS ose Dhomave të Specializuara të Kosovës me Shtetin e Sërbisë,
    ose çdo institucion tjetër të atij shteti.
    Dhe një mungesë e një dokumenti të tillë ligjor dhe kushtetues e bën përdorimin e këtyre dokumentave jo vetëm
    antiligjor, por njëkohësisht edhe të pavlefshën në çdo sallë gjyqi që vepron në kuadër të Kornizës Kushtetuese të
    Kosovës.

Dhe ZPS dhe Dhomat e Specializuara veprojnë totalisht në kuadër të kësaj kornize pasi këtë e përcakton Neni 3
Parimet themeluese të ligjit për ZPS dhe Dhomat e Specializuara i cili shkruan:

  1. Dhomat e specializuara gjykojnë dhe funksionojnë në përputhje me: a. Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
    Pra çdo lloj veprimi i tyre jasht dispozitave ligjore që përcaktojnë ligjet e Kosovës mbi të cilat kjo ZPS dhe kjo Gjykatë
    veprojnë është veprim anti kushtetues.
    Ndaj avokatët e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit duhet ta kundërshtojnë jo vetëm
    pranimin e këtyre dokumentave por gjith dokumentacionin e ardhur nga MUP i sërbisë dhe Prokuroria E krimeve të
    Luftës të Sërbisë, të përdorur nga ZPS gjatë gjithë procesit si të jashtligjshëm dhe anti kushtetues.
    Ky veprim tregon se ZPS dhe Dhomat e Specializuara janë një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
    Skalioni i dytë – Media
    Vala e dytë e kësaj ofensive është ajo mediatike.
    Para tre ditësh Veton Surroi ka publikuar një intervistë në podkastin e tij në KTV të titulluar “Pikë”, me Azem Vllasin.
    Nuk ka asgjë të keqe intervista, por interesantja dhe ofensiva qëndron në faktin që në fillim të kësaj pjese të tretë të
    intervistës me Azem Vllasin, Veton Surroi e quan Azem Vllasin veteran të UÇK -së, si pjesëtarë në zyrën e
    përfaqësisë të UÇK -së të ngritur nga Adem Demaçi në 1998.
    Veton Surroi e di shumë mirë që Azem Vllasi nuk ka qënë në asnjë mënyrë ose formë anëtar i UÇK -së, por ai e bën
    qëllimisht këtë deklarim për të krijuar idenë te ata që e dëgjojnë, se UÇK paska punuar me Titistat.
    Një sulm tepër perfid dhe i kamufluar mjeshtërisht, nga ata sulme që vetëm Veton Surroi është në gjendje t’i bëjë.
    Populli ynë ka një shprehje që thotë : me një gur mundohet të vrasë tre zogj.
    Ndërsa Veton Surroi i përket atyre që kanë aftësinë që me një gurë tentojnë të vrasin 10 zogj.
    Le ta sqarojmë për opinionin dhe vetë Azem Vllasin i cili ngazëllehej si fëmija sa herë Veton Surroi ja përmendte të
    qënit veteran i UÇK -së, se pse nuk ka qënë e nuk është veteran i UÇK -së.
    Më 4 Korrik 1998 Filloi organizimi i formacioneve të UCK-së në Batalione, ndërsa më 16 Gusht 1998 u kalua në
    organizimin e Brigadave të UCK-së.
    Më datën 21 korrik 1998 Shtabi I Përgjithshëm I UCK-së emron Shef të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së colonel
    Bislim Zyrapi.
    Me datë 13 gusht të viti 1998 Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së lëshon Deklaratën Politike nr.7 ku ndër të tjera
    shkruhet “ Shtabi I Përgjithshëm I UCK-së bën publike se, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Hashim
    Thaçi, Faton Mehmetaj dhe Sokol Bashota janë përfaqësuesit politikë të UCK-së. . . . .Me qëllim të shpejtimit të
    procesit të krijimit të institucioneve të Kosovës, Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së i jep besimin e plotë Adem Demaçit
    që të marrë rolin udhëheqës në këtë proces duke e e emëruar përfaqësues politik të UÇK -së”.
    Dhe Adem Demaçi pas marrjes së kësaj detyre, më 23 Gusht 1998 themelon Zyrën e UÇK -së në Prishtinë, në
    Shtëpinë e Avdi Paçaradës, në Rrugën “Vëllazërim Bashkimi (sot (Lidhja e Prizrenit).
    Me qëllim që UÇK -ja të përfaqësohet më denjësisht, Adem Demaçi emëron Këshilltarët e Brendshëm të Zyrës së
    UÇK -së në Prishtinë, të cilët janë: Fehmi Baftiu (dhe hartues dokumentave juridike për themelimin e Asamblesë
    Kombëtare), Gjyltekin Shehu, Hakif Bajrami, Sami Peja, Sylejman Ajeti dhe Skënder Kastrati, i cili do të jetë edhe
    zedhënësi i Demaçit gjatë kohës që ky, për arsye shëndetësore, ndodhet në Ljublanë.
    Ndërsa cakton edhe disa këshilltarë të jashtëm, dhe një nga këta këshilltarët e jashtëm është edhe Azem Vllasi e
    Mahmut Bakalli.
    Por Baci Adem i propozon edhe Veton Surroit që të jetë një nga këshilltarët e jashtëm, por Veton Surroi e refuzon
    propozimin e Adem Demaçit.
    Pra Azem Vllasi ka qënë këshilltarë i jashtëm i Adem Demaçit dhe një person nga grupi i personave të cilët Adem
    Demaçi nuk i cilësonte si të besuar pasi nuk e kish caktuar në rradhët e këshilltarëve të brendëshëm që ju duhej të
    ishin prezent në zyrën e UÇK -së.
    Dhe këtë zyrë e hapi Adem Demaçi, jo Shtabi i Përgjithëshëm.
    Shtabi i Përgjithëshëm autorizoi vetëm Adem Demaçin si individ përfaqësues politik të tijin.
    Të gjitjë individëd e tjerë që kanë marrë pjesë në kuadër të zyrës që hapi Adem Demaçi në çfardo cilësie që ai i ka
    caktuar, nuk i bën ata në asnjë formë e mënyrë anëtarë të UÇK -së.
    Kjo pasi zyra nuk ishte strukturë e miratuar nga Shtabi i Përgjithëshëm, siç ndodhte në rastin e krijimit të njësive të
    reja ku Shtabi Përgjithëshëm miratonte formimin e një Brigade ose Batalioni dhe pastaj personi i ngarkuar me detyrën
    e komandantit fillon e grumbullon personelin.
    Dhe ky personel i grumbulluar nga ky komandant është automatikisht anëtarë i UÇK -së pasi struktura e këtij
    batalioni apo brigade është miratuar paraprakisht nga Shtabi i Përgjithëshëm.
    Ndërkohë këtu kemi vetëm Adem Demaçin si individ të emëruar përfaqësues e jo zyrën si strukturë.
    Ndaj çdo individ tjetër në atë zyrë i thirrur aty prej Adem Demaçit nuk ka qënë anëtarë i UÇK -së në atë kohë, dhe as
    mund të jetë veteran i saj sot.
    Me këtë llogjikë nëse edhe Veton Surroi do kish pranuar të ishte këshilltar i Adem Demacit si Azem Vllasi, edhe ai do
    mund ta konsideronte veten sot, veteran të UÇK -së.
    Skalioni i tretë – Mbrojtësit naiv
    Vala e tretë e kësaj ofensive është e atyre personave të cilët duke dashur të mbrojnë mediatikisht individëd e akuzuar
    në Hagë nga ZPS deklarojnë gjithandej se UÇK nuk kishte strukturë të mirëfilltë.

Është për të ardhur keq niveli i tyre i injorancës në kuadër të njohjes së UÇK -së por edhe injorancës në kuadër të
historisë në vetvete.
Së pari duhet të gjithë këta individë dhe të tjetë që pretendojnë të bëjnë ndonjë mbrojtje naïve, të heqin dorë së thëni
se UÇK nuk kishte strukturë të mirëfilltë pasi kjo nuk ishte e vërtetë. UÇK -ja kishte një strukturë të mirëfilltë
ushtarake hierarkike dhe Shtabi i Përgjithëshëm i saj përbëhej nga oficerë të mirëfilltë karriere ku 98% e tyre vinin
nga eksperienca e luftërave në Bosnje e Kroaci, dhe pjesa tjetër nga fusha akademike e komanduese ushtarake të
ushtrisë shqiptare.
Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së ishte koka drejtuese e gjith UÇK -së në nivel strategjik dhe operacional, ndërsa
niveli taktik ju ishte besuar dhe lënë hapësirë të plotë, autonomi veprimi taktik Komandës së Zonave Operative.
Kjo do të thotë se Shtabi i Përgjithëshëm dhe anëtarët e tij, ku përfshihen edhe ata që ndodhen sot në burgjet e
Hagës, nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprime taktike të ndodhura në çdo Zonë Operative, pasi ajo ishte
kopetencë e atyre komandave.
Të vazhdosh t’i frysh fyellit se UÇK -ja nuk kishte strukturë të mirëfilltë është thjesht një shërbim që i bëhet Sërbisë,
dashje apo padashje.
Dhe një dëm i madh që i bëhet historisë së luftës së UÇK -së dhe të Kosovës.
Ndërsa dëmin më të madh ja bëjnë ata që jo naivisht por qëllimisht e konsiderojnë krijimin e Shtabit të Përgjithëshëm
të UÇK -së nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, një puç.
E para, që diçka të quhet puç duhet si fillim që më parë të ekzistojë një strukturë e njëjtë dhe t’i pastaj të krijosh një
tjetër paralele duke eleminuar atë ekzistuesen.
Por në 10 qershor të 1998 UÇK -ja ishte pa asnjë shtab dhe pa asnjë komandë.
Kjo pasi nga 1997 e deri në fund të marsit 1998 MUP-i i Sërbisë, dokumentet e të cilit po përdor ZPS e Kosovës, i
vrau 80% të anëtarëve të Shtabit Qëndror të UÇK -së që ishte krijuar në 1996 dhe arrestoi edhe komandantin e këtij
shtabi Nait Hasanin.
Dhe prej marsit 1998 e deri në 10 qershor 1998 UÇK ishte pa kokë e pa strukturë komanduese.
Dhe duke qënë se ata që pretedonin se e krijuan UÇK -në, LPK-ja dhe kryesija e saja bënin çdo ditë mbledhje në
paqe në zyrat e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë në Tiranë, dhe jo vetëm që nuk arritën të marrin një vendim
për të krijuar një shtab të ri, por as nuk guxonin ta çonin në mendje, e lëre më ta artikulonin që e gjithë kjo kryesi, ose
një pjesë e saja, të hynin në Kosovë e të organizonin, ose merrnin në dorë udhëheqjen e UÇK -së që kish mbetur
jetime.
Dhe në kuadër të këtij vakumi i cili po të vazhdonte edhe më do të silltë zhbërjen totale të UÇK -së, u vendos nga
këta individë të lartpërmendur e që sot ndodhen në burg të krijohej ky shtab.
Dmth, për çdo mëndje të kthjellët e të shëndoshë në këtë rast do lindte pyetja – Po kujt i bën puç këta kur nuk
ekzistonte asnjë strukturë komanduese?
Dhe Sërbia e bindur se UÇK ishte pa kokë vendosi në 21 korrik të 1998 të ndërrmerrte ofensivën e verës për ta
shpërbërë gjithë UÇK -në.
Por ky shtab i krijuar në 10 qershor 1998 arriti në koh rekord që të bëntë ristrukturimin dhe riorganizimin e UÇK –së,
dhe arriti me sukses të përballonte atë ofensivë, dhe të shpëtonte jo vetëm UÇK -në, por edhe Kosovën nga pushtimi
Sërb.
Ndaj çdo lloj naiviteti se UÇK nuk kishte strukturë të mirëfilltë, në mos qoftë i qëllimshëm është thjesht injorancë.
Dhe çdo lloj akuze për puç ndaj këtij shtabi, në mos qoftë injorancë, është shërbim ndaj sërbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments