Termi Armagedon ashtu si edhe në këtë rast përgjithësisht përdoret për të përshkruar një skenar të fundit të botës. Është term që gjendet në të gjitha librat fetarë, në Biblën e Krishterë në Testamentin e Ri (Harmagedon – në greqishten e vjetër; Har Megido në hebraisht) përshkruhet si vendi ku ushtritë do të mblidhen për një betejë të fundit të botës. Kurse në teologjinë Islame ajo përmendet në hadithet e Profetit Muhamed a.s si beteja e madhe (Al-malhama Al-kubra).
Ndërkohë që Izraeli vazhdon me genocidin e tij të masakrojë palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, dhe njëkohësisht edhe të godasi Libanin në mënyrë të padiskriminuar duke dëshmuar se është i vetmi vend në botë që mund të masakrojë, bombardojë dhe pushtojë të gjithë fqinjët e tij sipas dëshirës pa pasur asnjë pasojë direkte ndërkombëtare, dhe me qëllimin e vetëm e gjithë kjo të sjelli Armagedonin e shumë dëshiruar për terrorizmin zionist të shtetit Izraelit, duke shpresuar se Irani do të kundërpërgjigjet në mbrojtje të Hezbullahut dhe kështu amerikanët do të jenë të detyruar t’i bashkangjiten menjëherë kësaj çmendurie izraelite, duke krijuar kështu atë Betejën e madhe – Armagedonin.
Po në të njëjtën kohë ashtu si Netanjahu në Izrael edhe Zhelenski i Ukrainës po mundohet me çdo mjet e kusht që të fusi në ekuacionin e tij të luftës kundër Rusisë NATO-n dhe Amerikën. Ndërkohë që Ushtria Pushtuese Izraelite bombardon civilët e pafajshëm me preteksin se po bombardon objektiva ushtarak, Zhelenski po kërkon t’i krijojë vetes mundësinë e bombardimeve me raketa me rreze të gjatë veprime ndaj objektivave strategjikë ushtarakë rusë në thellësi të Rusisë.
Por në të dyja këto raste, pamvarësisht ereksionit të parakohshëm të Britanisë dhe disa politikanëve të pa ditur të Evropës, gjeneralët e Pentagonit janë ata që e kuptuan më së miri dhe drejtpërdrejtë deklaratën e Putinit pas këkrkesës së Ukrainës se “Çdo lloj goditje me rraketa të tilla në territorin rus do të konsiderohet si një sulm i NATO-s direkt ndaj Rusisë, dhe do rezultojë në kundërgoditje të menjëhershme ndaj saj”, kjo për arsyen se këto rraketa nuk mund të përdoren nga vetë Ukraina por duhet patjetër që jo vetëm të përdoren dhe të bëhen gati nga personeli profesionist i këtyre vendeve të NATO-s, por do të duhet edhe që gjith fluturimi i tyre dhe futja e koordinatave të objektivave të bëhet nëpërmjet satelitëve të NATO-s dhe Amerikës, dhe detyruan politikën britanike dhe atë të Shtëpisë së Bardhë që të refuzojë dhënien e këtyre rraketave.
Ata, sipas gazetës New York Times dhe Uashington Post treguan shqetësim të madh se në rast se këto rraketa do të përdoreshin në emër të Ukrainës, atëherë edhe Rusia mund të fillonte të paiste me rraketa dhe teknologji të tillë shumë forca proxy të Iranit, të cilat indirekt mund të funksionojnë në këtë rast edhe për Rusinë.
Me datë 10 shtator Zhelensky e bëri këkrkesën publike, po me 10 erdhi reagimi i Putinit, me datë 13 ishte reagimi i Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë, ndërsa me datë 15 erdhi demostrimi i parë i asaj që gjeneralët amerikanë e paralajmëruan.
Me këtë datë Huthit në Jemen lëshuan një rraketë në drejtim të Izraelit.
E veçanta e këaj goditje qëndron në faktin se për herë të parë që prej 11 muajsh Huthit përdorën jë rraketë hipersonike. Për njohuri, rraketë hipersonike është çdo lloj rraketë e cila udhëton me shpejtësi më së paku 5 herë më shumë se shpejtësia e zërit (shpejtësia e zërit = 1224 km/h).
Rraketa që Huhtit lëshuan drejt Izraelit përshkoi një distancë prej 1930km për 11 minuta, duke fluturuar me një shpejtësi prej 10414 km/h, dmth 8,5 herë më shumë se shpejtësia e zërit.
Për momentin vetëm tre vende të botës e posedojnë plotësisht këtë teknologji dhe janë në gjendje të prodhojnë rraketa të tilla në seri, ato janë Rusia, Kina dhe Irani.
Amerika akoma nuk ka arritur të konkludojë në një armë me këtë shpejtësi pamvarësisht tentativave të saj disavjeçare.
Normalisht që mund të ketë nga ata që mund të argumentojnë se këtë lloj teknologjie Huthit mund ta kenë marrë nga Irani, duke qënë se kanë qënë dhe janë gjithnji proxy të Iranit.
Në këtë rast kanë të drejtë, por ama edhe iranianët vet vetëm vjet arritën që të prodhonin një rraketë të tillë, ndërkohë që rusët kanë gati 12 vjet që kanë avancuar në një teknologji të tillë me disa lloje rraketash.
E dyta e cila e bën edhe më të sigurt që kemi të bëjmë me ndihmë direkt ruse në këtë rast qëndron në faktin e qëndrimit në trajektore të këtyre rraketave pasi lëshohen.
Ashtu si shihet nga distanca që kjo rraketë ka përshkruar (1930 km) është rraketë me rreze të gjatë veprimi.
Dhe ashtu si edhe rraketat e NATO-s edhe këto rraketa të lëshuara nga Huthit kërkojnë jo vetëm specialistët e vendit që ka prodhuar teknologjinë, por edhe koordinim të trajektores dhe objektivit me anë të satelitit.
Dhe në këtë rast as Huthi dhe as Irani nuk ka satelitë që të bëjë këtë koordinim.
Por ama aleatët e Iranit, Rusia dhe Kina i kanë këta satelitë. Dhe edhe kjo rraketë e lëshuar nga ana e Huthit është e pamundur që të këtë fluturuar drejtim të Tel avivit pa ndihmën e satelitëve ushtarak rus dhe sistemit të tyre satelitor GLONAS.
Dhe gjatë gjith kohës së fluturimit e deri në momentin që raketa ra në Izrael, ajo nuk arriti të identifikohej, e as të goditej nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore amerikane dhe britanike në Gjrin e Adenit, ku janë stacionuar gjysma e flotës amerikane dhe dy aeroplanbajtëse, por as nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore izraelite Iron Dom.
Kjo rraketë ishte demostrim force dhe kapaciteti nga ana e Rusisë për gjithë NATO-n, se çfar mund të ndodhi në rast se ata paisin Ukrainën me rraketa me rreze të gjatë veprimi.
Sidomos mbasi këto dy ditët e fundit po bëhet e ditur se Irani ka rreth dy javë që po negocion për Huthit me Rusinë, që kjo e fundit t’ju japi atyre rraketa hipersonike anti-anije të tipit ONYX P-800.
Në rast se Rusia ju jep rraketa të tilla, kjo do të thotë se gjith flota amerikanë në lindjen e mesme ajo britanike aty dhe disa anije luftarake të disa vendeve të NATO-s mund të zhduken në një ditë.
Dhe kështu në këtë rast NATO-s dhe amerikanëve do ju ndodhte ajo që i ndodhi Perandorisë Romake në shekullin e 9 pas Krishtit, në atë që njihet në histori si beteja e Pyllit Teutoborg në Gjermani, ku Roma humbi brënda një dite tre legjione të sajat.
Për këtë arsye, ushtarakët e përgjegjshëm të Pentagonit duke i njohur këto kapacitete e ndaluan edhe kësaj here që Armagedoni të ndodhte.
Pasi ata nuk duan që të ndodhen në të njëjtën pozitë të njëjtë me perandorin romak Jul Cezarin (Gaius Julius Caesar Augustus) i cili pasi i komunikuan humbjen e legjioneve, filloi të bërtiste nëpër koridoret e pallatit perandorak duke ju drejtuar komandantit të legjioneve të asgjësuara i cili vrau veten “Quintili Vare, legiones redde! (Quintili Vare më kthe legjionet e mia)”.