7.3 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Një foto që vlen sa një mijë (1000) fjalë

Dritan Goxhaj / Një foto që vlen sa një mijë (1000) fjalë

Një foto që vlen sa një mijë fjalë- është një shprehje që është pak e vështirë për t’ia gjetur origjinën se kush e ka thënë i pari. Nëse i referohesh Wikipedia ajo ja atribuon këtë shprehje Henrik Ibsen në vitin 1906, ndërsa disa mediume të tjera ja atribuojnë Frederik Bernanrd në 1921, e disa të tjera Albert Ajnshtajnit rreth viteve 1930.

Por që fotografia, dmth ajo çka shef, pra vizualja përbën esencën kryesore të të kuptuarit të gjërave që shohim dhe përbën stimulin kryesor të memorjes e kemi mësuar të gjithë që në momentin që kemi hyrë në klasë të parë të shkollës fillore.

Në atë klasë, kur sapo kemi filluar të mësojmë alfabetin, për të na e bërë më të lehtë mësimin dhe kuprimin e asaj çfar po na mësonin, në krah të çdo shkronje që mësuesi/mësuesja na prezantonte ndodhej edhe një figurë e një objekti për të dhënë jo vetëm idenë dhe kuptuar kuptimin e shkronjës, por edhe për ta mbajtur atë mirë në kujtesë.

Prsh për gërmën A përbri vendosnin librin e abetares që kishim në dorë, për gërmën R vendosnin rosën, për gërmën M vendosnin mollën, për gërmën I vendosnin iriqin, për gërmën K vendosnin kungullin e për gërmën U vendosnin urën – kështu formohej fjala ARMIKU.

Prandaj edhe sot e kemi shumë herë më të lehtë të kuptojmë disa gjëra vetëm duke i parë në mënyrë vizuale, duke parë fotot e tyre.

Dhe një pjesë e tyre shpesh thonë më shumë se çdo të mund të thoshte gjithkush nga ne me një mijë fjalë.

Dhe edhe të gjithë ju po të shikoni këtë foto të bashkangjitur kësaj eseje, dhe pasi të vizualizoni personazhet në atë foto, dhe vëndin, dhe ti lidhni ato me rastin dhe vëndin e bërjes së asaj foto, do të kuptoni shumë çka, për të cilën ndoshta disa prej jush mund ta kenë ditur, e disa të tjerë nuk e kanë ditur, ose kanë refuzuar që ta pranojnë se është e tillë.

Dhe po ta shohim sëbashku këtë foto do vëmë re këto elementë në të.
Fotoja është bërë në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë.

Fotoja është bërë me rastin e Fronëzimit të Krye Peshkopit të ri të kësaj kishe.

Në rrjeshtin e parë të të ftuarve në këtë foto do shihni ; nga e majta në këmbë është Ministri i Mbrojtjes i Greqisë (Kushëriri i Ed(vin) Ramës) Niko Dendias.
Dy vënde më tutje nga e majta e tij ndodhet ulur Ministri i Mbrojtjes i qeverisë kuislinge të Shqipërisë nënshtetasi grek Pirro Vengu.
Në krah të tijë ndodhet Ministri i Jashtëm i qeverisë kuislinge të Shqipërisë Igli Hasani.
Në krah të majtë të tij Zv/Kryeministrja e qeverisë kuislinge të Shqipërisë edhe kjo e shkolluar dhe rritur në greqi Belinda Balluku, dhe në fund të rrjeshtit do të gjeni Presidentin kukull të Shtetit Shqiptar Bajram Begaj.
Ndërsa në anën tjetër të rreshtit në fillim të tij do të gjeni një kryekuisling tjetër, Sali Berishën.

Ndërsa rjeshtat që vinë pas, janë mbushur me plot argatë të tjerë të qeverisë aktuale kuislinge dhe asaj kuislinges tjetër që pretendon që të vijë në pushtet pas zgjedhjeve.

Kushtetuta e Republikës në nenin 10 të saj në pikën 1 shkruan :
Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare

Por kur sheh këtë foto dhe identifikon personazhet e lartpërmendura të lindin instiktivisht dy pyetje ;

  1. Çdo gjith qeveria e vendit në një fronëzim të një udhëheqësi fetar kur as me kushtetutë, por as edhe personalisht këta persona nuk janë fetarë?!
  2. Çdo në një fronëzim të një feje që e quan veten Autoqefale Shqiptare Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, ku feja ortodokse aty është zyrtare?!

Sado që të mundohesh ti japësh shpjegime, dhe jam i bindur që shumë do mundohen ti japin shpjegime këtyre dy pyetjeve, sidomos patronazhistat e partisë antishqiptare Socialiste të Shqipërisë, sërish askush nuk do të mund të thotë më mirë seç e ka thënë fotoja.

Pra këtu në këtë foto merr kuptim të plotë shprehja – Një foto që vlen sa një mijë (1000) fjalë

Mjafton të shohësh këtë foto dhe e kupton se për kë kanë votuar në këto 35 vjet, dhe për kë do të votojnë shqiptarët edhe në këto zgjedhje këtë vit.

Ju do thoni Ramën dhe Berishën.

Jo, fotoja thotë që kanë votuar e do shkojnë të votojnë për Greqinë.

Dhe ashtu si në greqi që ligjin e bën kisha Ortodokse Greke, edhe këtu te ne kjo foto e tregon qartësisht se edhe Shqipërinë që prej 1992 e drejtojnë sillogjet greke të Kishës Ortodokse Greke të kamufluara në Shqipëri si Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Dhe duke qënë se sonte në darkë është natë Bajrami – festa fetare që përmbyll muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe jo Bajrami që gjendet në foto, ju uroj
Gëzuar Bajramin
të gjithë besimtarëve myslimanë dhe jo besimtarëve, edhe atyre që votojnë për greqinë dhe që kanë më shumë frikë kuislingët sesa Zotin.

Allahu/Zoti ju ruajt!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments