Të gjithë me ndihmën e medias po menodjnë se ajo që ndodhi në Davos në Forumin Ekonomik Botëror është një ndarje ndërmjet Amerikës dhe Europës. Në realitet ajo që ndodhi është diçka më e madhe. Trump as e sulmojë e as e përzuri Europën, ai thjesht e zbuloi atë. E nxorri lakuriq ashtu si e ka nxjerrë edhe Amerikën.
Mbreti Lakuriq
Të gjithë besoj e keni lexuar përrallën e shkruar nga Hans Andersen me titull “Mbreti lakuriq”. Në atë përrallë disa mashtrues e bindën mbretin se i kishin përgatitur atij rrobat më të bukura nga mëndafshi më i mirë, aq i mirë sa Mbreti as nuk mund ta shihte e as nuk mund ta ndiente që e kishte veshur.
E kështu e nxorrën Mbretin shëtitje nëpër rugët e mbretërisë që njerëzit të shihnin këto “rroba” që ata kishin përgatitur për të. Por në realitet ata e nxorrën mbretin lakuriq, dhe askush nga banorët e mbretërisë që e shihte Mbretin lakuriq nuk guxonte të thoshte që ai është lakuriq, derisa një fëmijë, me pafajësinë dhe sinqeritetin e një fëmijë tha që mbreti qënka lakuriq.
Por në rastin tonë, këtu Mbretin (Trump) askush nuk e bindi e nuk e mashtroi që ai të dilte lakuriq. Ishte ai vetë që mendoj të dilte lakuriq.
Mbreti vendosi që veprimet e perendorisë së tija të mos i vishte më me hipokrizinë dhe retorikën politike pseudo demokratike dhe humane, por thjesht t’i paraqiste ato ashtu si ato janë, vetëm për interesa kolonialiste dhe përfituese të perandorisë dhe atyre që mbështetin perandorinë. Lakuriq fare.
Dhe në këtë pikë Europa, të cilën At Gjergj Fishta e akuzonte “Moj Europ moj kurva e motit” u mërzit dhe kërkoi të reagonte ndaj kësaj lakuriqësie, pasi asaj i ineteron që të vazhdojë hipokrizia e veshur politikisht.
Kësaj rradhe lakuriqësia që Mbreti ka vendosur të mos e mbulojë më e zuri Europën pa përgatitur edhe pse testin e parë e kaluan me rastin e Venezuelës.
Pas operacionit në Venezuelë reagimet në BE ishin të dobëta e të fragmentuara, ndërsa Brukseli heshti totalisht. Edhe pse tashti kanë arritur ta kuptojnë se kërcënimet e Mbretit mbi Groenlandën janë një test mbi sovranitetin Europian, ata janë aq të zhytur e të varur nga pushteti dhe fuqia përtej Atlantikut, sa jo vetëm që nuk bëjnë dot asgjë, por janë të gatshëm që në fund edhe pas nazeve dhe ndonjë fjalimi që disa e përcaktojnë si “historik”, ata jo vetëm që do t’a mbrojnë këtë sistem të vjetër që tashti ka dalë lakuriq, por do e bëjnë edhe kundër interesave të vet Europës.
Kasta manaxhriale europiane që përbëhet nga globalistë si Makron, Mertz, Staimer, Meloni etj, në ndërgjegjen e tyre janë mbështetës të këtij agresioni perandorak amerikan, pasi ata janë të vetëdijshëm se nuk janë kundërpeshë në këtë perandori, por janë një shtyllë e hegjemonisë së perandorisë amerikane.
Dhe e gjitha kjo pasi Europa për këto tre dekadad e fundit ka funksiounar mbi idenë e trilluar për sytë e botës se: rregullat mund të kufizojnë pushtetin, “vlerat” e saja mund të zëvendësojnë forcën, dhe se Amerika do i japi asaj siguri të përhershme pa i kërkuar asgjë në këmbim.
Por sulmi (per momentin) verbal i Mbretit në Davos, për Groenlandën, NATO-n, tarifat dhe Ukrainën, nuk përbëjnë prishjen e një rendi të vjetër dhe fillimin e një rendi të ri.
Jo ajo është thjeshtë kalim i perandorisë Amerikane nga një hegjemoni e veshur me hipokrizi deri më sot, në një imperializëm të zhveshur (lakuriq).
Dhe Groenlanda,NATO, tarifat dhe Ukraina janë fatura që Europa duhet të paguajë për sigurinë dhe mbrojtjen që imperializmi Amerikan ( këtu duket sikur po flas me gjuhën e shokut Enver) i ka dhënë dhe do i japi Europës. Perandoria, thjesht po ruan dominimin duke eleminuar pikat e dobëta.
Duke kërkuar haptazi Groenlandën pa hipokrizi e zbukurime Europiane, por thjesht si një aset strategjik të negociueshëm, Mbreti zhveshi veten dhe gjithë ata globalistët europianë të lartpërmendur e të tjerë të pa përmendur nga eufemizmat dhe koreografia ligjore.
Mbreti, thjesht i rrëzoi BE-së idenë e trilluar se: rregullat kufizojnë forcën.
Ju tregoi se: rregullat ndjekin forcën, nuk e kufizojnë atë.
Dhe Europa ashtu si edhe në rastin e Venezuelës, ajo thjesht u përgjigj me indinjatë e deklarata morale.
Jo se nuk do të reagojë ndryshe, por se ajo nuk ka anjë mundësi të reagojë ndryshe.
Pasi ajo nuk mundet të reagojë as politikisht, as ekonimikisht, e as ushtarakisht.
Europa nuk mundet ta mbrojë Groenlandën dhe as sovranitetin e saj.
As NATO nuk mund ta bëjë atë, pasi NATO nuk mund të veprojë pa miratim dhe komandën Amerikane.
Dhe gjithë pafuqinë e saj ajo po mundohet ta paraqesë tashti sikur problemi është Mbreti (Trump), ndërkohë që problemi është varësia europiane ndaj perandorisë.
Por më qesharakja është se Europa në shprehjen e indinjatës së saj ka filluar flet edhe për Autonomi Strategjike.
Duhet dikush t’i shpjegojë këtyre globalistëve injorantë europianë të lartpërmendur se Autonomi Strategjike do të thotë: Projektim force; Komandë e bashkuar; Kapacitet sasi industriale; Autoritet politik.
Por Europa e indinjuar dhe e zhveshur lakuriq nga Mbreti, nuk ka asnjërën nga këto.
Në rast se dikush mendon se ka, atëherë le të kujtojë vetëm që kjo Europë ka 27 Ministri Mbrojtje, 27 sisteme prokurimi të ndryshme, 27 Shtabe të Përgjithëshmë dhe zero doktrinë mbrojtjeje të unifikuar.
Siç edhe shihet, Mbreti (Trump), as nuk u tall e as nuk i akuzojë europianët globalistë të indinjuar, ai thjesht u tregoi që ata janë lakuriq dhe nuk mund të indinjohen nga lakuriqësia e Mbretit, pasi ajo për ta (Europën) është mbrojtje dhe fuqi, duan apo nuk duan.
Mbreti i xori lakuriq duke u treguar dhe dhënë të kuptojnë që këto europianët globalistë nuk janë dhe nuk kanë qënë ndonjëherë subjekt i hegjemonisë, por kanë qënë dhe janë thjesht objekt i imperializmit amerikan të zhveshur tashmë.
Pra kanë qënë dhe do vazhdojnë të jenë gurë në një lojë shahu.
Loja e shahut
Në lojën e shahut gurët duket sikur janë zënë në një betejë të përgjakshme, ku çdo lëvizje është një përpjekje ose për të eleminuar kundërshtarin, ose për ta dobësuar atë, dhe ku nuk ka vend për kompromis.
Por nëse largohesh pak nga loja, menjëherë duket një realitet tjetër, sheh dy persona të ulur përballë njëri tjetrit që në heshtje lozin gurët, e që mund të qëllojë që herë këta persona të jenë miq, por herë të jenë edhe armiq. Por në fund kur loja mbaron ata gjithnji i shtrëngjnë duart njëri tjetrit dhe ndërkohë planifikojnë ndeshjen e rradhës.
Pra loja vazhdon, rregullat janë po të njëjtat.
Dhe në këtë lojë shahu, gurët shtyhen përpara, ripozicionohen, shkëmbehen, e lëvizin në mbrojtje të gurëve më të rëndësishëm, por edhe shpesh sakrifikohen.
Asnjëri nga gurët nuk e përcakton strategjinë dhe as gjatësinë e lojës. Të dyja këto përcaktohen nga ata që e lujanë lojën.
Dhe ashtu si gurëve në lojën e shahut edhe njerëzve të zakonshëm në Europë e kudo u imponohet të mbajnë koston e betejave ideologjike të cilat nuk i kanë ndërtuar vetë, koston e luftërave të cialt nuk i kanë shpallur ata, dhe të paguajnë për sisteme për të cilat nuk kanë asnjë farë kontrolli mbi to.
Dhe kjo bëhet duke shfrytëzuar propagandën mediatike nën kontrollin e lojtarëve të shahut, ku gurwve (njerwzve-masave)ju thuhet se sakrifica është e nevojshme dhe e pashmangshme.
Bile ka raste që ajo paraqitet edhe si e fisshme.
Kjo është mënyra si funksionon pushteti politik.
Pushtet i cili me anë të mashtrimit mediatik, politik e përqëndron gjithnji retorikën hegjemoniste, imperialiste dhe globaliste në çështje vlerash, duke na përqëndruar të gjithëve në mendimin se cila pjesë është “e mirë” dhe cila është “e keqe”, me qëllimin e vetëm që të shmangesh nga realiteti dhe të mos arrish kurrë të pyesësh edhe veten tënde:
Kush vazhdon ta rindërtojë kutinë e shahut – dhe pse ajo gjithnji është njësoj edhe atëherë kur loja rivendoset diku tjetër?! (Këtu mendoni atë që ndodh te ne )
