4.5 C
Tetovo
E premte, 16 Janar, 2026
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Luftë Iran – Amerikë

Dritan Goxhaj / Luftë Iran – Amerikë

Prej datës 28 dhjetor të vitit që sapo lamë pas në Iran filluan një sërë protestash të cilat në fillim nisën për arsye të thjeshta ekonomike, por që më pas përshkallëzuan në protesta të dhunshme. CIA amerikane, Mosadi izraelit, MI6 angleze dhe gjith shërbimet e tjera të çdo vendi të NATO-s që kishte sadopak influencë ose kontakte me njerëz në Iran, i aktivizoi ato. U aktivizuan edhe grupe të mirëfillta terroriste me qasje marksiste, si MEK në Shqipëri, SDF e kurdve të Sirisë, PKK e kurdve të Turqisë, Baluçët e Pakistanit, dhe organizata fetare Bahai, e cila është me bazë vetëm në Shqipëri dhe në Izrael, por që ka pasues edhe në Iran,pasi atje ka lindur më së pari ky lloj sekti fetar nga mesi i viteve 1800.

Gjithsesi, regjimi në Iran pas gati 17 ditëve përplasje me armë me këto grupe arriti që t’i shuante këto protesta.Por kjo nuk është beteja për të cilën do të shkruaj.

Beteja ka të bëjë me deklaratën e Presidentit Amerikan Donald Trump se “ për momentin nuk do e sulmojmë Iranin”. Pamvarësisht se ai deklaroi se po e bën këtë tërheqje nga deklaratat e mëparshme për të sulmuar Iranin, për shkak të ndërhyrjes së “fuqishme” diplomatike të Turqisë dhe disa vendeve arabe të Gjirit Persik, aletate të Amerikës, në fakt realiteti është komplet tjetër gjë.

E gjitha ka të bëjë me atë që në doktrinën ushtarake dhe luftë njihet si : Mohimi dhe Mashtrimi ushtarak.

Për ta kuptuar më mirë le të bëjmë pak një shpjegim se për çfar bëhet fjale dhe pastaj hymë konkretisht në atë çfar ka ndodhur.

Mohimi dhe mashtrimi në terma më të thjeshtë do të thotë fshehje dhe simulim. Të fshehesh besoj se nuk ka nevojë për shpjegim, por për etikë të shkrimit, do të thotë të fshehësh të vërtetën, atë çka realisht po ndodh, dhe të simulosh do të thotë të shtiresh për diçka, pra të bësh një veprim të rremë.Fshehja dhe mashtrimi në doktrinat ushtarake janë simbiotike dhe nuk mund të ndahen nga njëra tjetra. Duke kontrolluar kanalet nëpërmjet të cilave armiku yt merr informacion ti jo vetëm i mohon atij informacion të vlefshëm dhe real, por në të njëjtën kohë duke pasur këtë kontroll mbi këto kanale, i jep atij informacion të rremë.

Që në kohët e lashta ka egzistuar kjo simbiotikë pasi në këtë mënyrë komandat nëpërmjet mohimit të informacionit zvogëlojnë rrezikun e dëmtimit të forcave të tyre nga armiku, dhe në të njëjtën kohë duke bërë mashtrimin, i cili bëhet edhe nëpërmjet informacionit të rremë, por edhe nëpëmrjet lëvizjeve të rreme në terren, transferon kostot e betejës, ose edhe të luftës tek armiku.

Tashti le të hymë konkretisht në temë.

Pas gati 5 ose 6 ditë protestash Irani në fillim vendosi që të mbyllte fare internetin në vend për të gjithë, përfshi këtu edhe për vetë qeverinë.

Kjo është lëvizja e parë.Mdërsa lëvizja e dytë ka të bëjë me bllokimin që forcat e sigurisë të Iranit arritën t’i bëjnë internetit të Elon Musk – Stralink, ku deri më tashti janë kapur rreth 40 mijë servera të këtij interneti të cilët ishin futur ilegalisht në Iran që para përplasjes 12 ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor të vitit që shkoi.

Dhe ndërprerja e sistemit satelitor Starlink ishte një lëvizje deri më sot e pa ndodhur diku më parë në botë. Me anë të kësaj platforme gjithë ato shërbime të huaja të lartpërmendura arrinin të mbanin nën kontroll njerzit e tyre dhe të dirigjonin protestat në Iran.

Irani arriti të ndërpresi aksesin në këtë sistem satelitor pothuajse 90%, dhe këtë e bëri nëpërmjet Komandës së saj të Hapësirës Kibernetike.

Ndërprerja e këtij interneti u pa që ishte goditje e fortë ndaj veprimeve amerikane, pasi vetë Trump të shtunën që shkoi deklaroi para gazetarëve se “ do flasë personalisht me Elon Musk (pronar i këtij sistemi satelitor) që të rilidhë internetin sërish në Iran”.

Ndërprejra e internetit në të dy rastet e mësipërme nuk ishte as një masë e përkohëshme teknike dhe as një vendim i brendëshëm administrativ, ose politik.

Në realitet ajo është një ngjarje shumë e rëndësishme strategjike e cila në vetvete riformëson ekuilibrin e perceptimit dhe kërcënimit në këtë rajon të zjarrtë të botës.

Ekuilibri i perceptimit këtu ka të bëjë me idenë se një shtet i cili vendos papritur të shkëputet nga rrjeti global i internetit, nuk e bën atë me qëllimin për t’i shpëtuar opinionit publik global, por për të hyrë në një fazë të re e cila na sjell tek kërcënimi i kontrollit mbi fushën e informacionit.

Fushë kjo që në këtë konteks merr të njëjtën vlerë si fushat e tjera të rëndësishme të luftës, që janë ajo detare dhe ajo ajrore.

Në pamje të parë ky veprim mund të perceptohet sikur Irani nuk bëri asgjë tjetër vetëm se izoloi vetveten nga pjesa tjetër e botës, por përkundrazi, me anë të këtij veprimi ishte Irani ai që izoloi pjesën tjetër të botës nga Irani, duke i privuar ata nga një nga mjetet më të fuqishme, më vendimtare dhe më të rrezikshme të çdo force në botë, vëzhgimin, ose siç njihet në terminologjinë ushtarake si: Inteligjenca, Mbikqyrja dhe Zbulimi (Intelligence, Surveillance, Reconnaissance (ISR)).

I cili sipas Enciklopedisë Ushtarake do të thotë “ ISR, është një proces thelbësor i mbledhjes, analizimit, dhe shpërndarjes së informacionit rreth kundërshtarit, per t’i siguruar komandave njohuri te detajuara dhe të plota mbi situatën në terren, të cilat bëjnë të mundur marrjen e vendimeve të efektshme dhe të suksesëshme”.

Në të gjitha doktrinat ushtarake të botës dhe veçanërisht në atë amerikane dhe izraelite, pasi ato bazohem vetëm mbi goditjet ajrore, vëzhgimi (ISR)-ja, i paraprin çdo sulmi, dhe informacioni i paraprin çdo vendimi.

Duke qënë se informacioni është shtylla kurriozore e një operacioni monitorimi dhe analize në kohë reale, me mbylljen e këtij kanali, nuk mbyllet vetëm komunikimi.

Në këtë moment armiku kalon në atë që konsiderohet si verbëri elektronike.

Pra, kjo shkakton një paralizë operacionale tek armiku, i cili nuk e ka idenë se çfar po ndodh dhe se nëse është kthyer tashmë objekt i goditjeve.

Në këtë moment armikut nuk i mbetet të bëjë tjetër gjë vetëm se të rrisë retorikën e tij kërcënuese, të cilën e ka për nevoja mbrojtëse.

Dhe pikërisht kjo edhe ndodhi në momentin që Amerika e humbi këtë fuqi vëzhguese dhe informacioni, Trump filloi me kërcënimet e tij publike për sulme ndaj Iranit.

Në të njëjtin konteks është edhe urdhëri i lëshuar nga Pentagoni që personeli i panevojshëm në disa baza amerikane rreth e qark Iranit të largohen prej aty, dhe po ashtu edhe mesazhet publike të gjitha shteteve europiane për qytetarët e tyre që të largohen nga Irani.Në pamje të parë, për njeriun e pamësuar me doktrinat ushtarake, të krijohet ideja se lufta është e pashmagshme, por në fakt ka të bëjë kryekëput vetëm me mungesën e informacionit që armiqtë e Iranit kanë, pasi rrjetet e syve dhe veshëve që dikur vepronin nëpërmjet hapësirës kibernetike nuk janë më në gjendje të kryejnë funksionin për të cilin edhe janë angazhuar dhe paguar.

Pra, vendimi teknik për të ndërperë internetin edhe atë satelitor nuk është një vendim burokratik, por një vendim i mirëfilltë ushtarak i nivelit strategjik.

Dhe kur shtetet marrin vendime të tilla radikale strategjike, kjo do të thotë se ky shtet, Irani, ka vendosur të bëjë një tranzicion të qetë, por shumë të rrezikshëm drejt një faze të re,e cila po ripërcakton vetë pushtetin.

Dhe në këtë pikë, pasi i ka mohuar totalisht informacion në terren, Irani fillio në të njëjtën ditë edhe mashtrimin.

Duke qënë i vetëdijshëm se Amerika ka kapacitete satelitore dhe ajrore të zbulmit strategjik, atëherë Irani filloi një sërë veprimesh mashtruese, në fillim në ditën që ndërprenë internetin ata lëshuan disa NOTAM (Notice to Air Man) që kishin të bënëin me bllokimi e disa hapësirave ajrore për fluturime civile. Që do të thotë se këto hapësira do të përdoren për nevoja ushtarake. Dhe në disa prej tyre edhe ngriten disa avionë ushtarak.

Duke i krijuar kështu idenë zbulimit amerikan se, ose Irani po bëntë stërvitje të veçanta në kuadër të mbrojtjes kundër-ajrore, ose po bëntë lëvizje të trupave për të cilat nuk donte që të zbuloheshin nga avionë zbulimi.

Dhe pas disa ditësh bëri edhe bllokim e gjithë hapësirës ajrore për disa orë të zgjatura,e pastaj u kthye sërish me bllokime të zonave të ndryshme të cilat ndërronin me orë.

Dhe në të njëjtën kohë filloi të lëvizte të gjitha trupat e veta të Gardës Revolucionare, si dhe disa forca ushtarake të tjera. Por problemi i satetilit është se edhe pse e kap, nuk e përcakoton dot nëse konvoji është i rremë, apo është real. Për këtë i duhet syri në terren, sy të cilin Irani jua mohoi.

Dhe në këtë moment amerikanët dhe gjithë aleatët e tyre në këtë aventurë ndaj Iranit e kuptuan se nuk kishin asnjë informacion me të cilin të mund të merrnin vendime të sakta.

Ndaj vendosën që të anullojnë çdo lloj sulmi Iranit, për momentin.

Dhe ky veprim ka krijuar një lloj zone gri midi luftës dhe jo-luftës, ku të gjitha opsionet mbeten të hapura në tavolinë.

Irani në këtë zonë gri hyri vetëm me ndihmën dhe drejtimin e Rusisë dhe Kinës, pasi këto të dyja dhe veçanërisht Rusia në këto 4 vite luftë, e ka përfeksionuar si asnjë ushtri tjetër e botës artin e mohimit dhe mashtrimit ushtarak.

Dhe me anë të kësaj, Irani na tregoji se në luftën moderne, kushdo që posedon vëzhgimin (ISR), ka edhe iniciativën, dhe kushdo që ia arrin t’ja mohoi atë kundërshtarit, imponon një ekuacion të ri parandalimi, pa qëlluar as edhe një plumb të vetëm.

Tashmë lufta midis Iranit dhe Amerikës ka hyrë në një fazë të re dhe komplet të mdryshme nga ajo që ka ndodhur më parë.

Dhe në këtë luftë, betejën e parë e fitoi Irani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments