Besoj ashtu siç edhe e keni parë nëpër media tashmë, Damasku ra dhe “regjimi i Asadit” nuk është më.
Siria pushoi së ekzistuari.
Ushtria siriane as që provoi të rezistonte, u shkri si bora nën rrezet e diellit.
Dhe kjo është vetëm fillimi, të gjitha burgjet janë hapur, të gjitha kazermat ushtarake po plaçkiten nga terroristët të cilët tashti gjithë bota mbarë po i quan “Rebelë, Opozitarë”.
Ndërsa ushtria terroriste pushtuese izraelite, duke përfituar nga ky kaos i sponsorizuar prej saj, dhe prej turqve dhe amerikanëve të CIA-s, ka kaluar kufirin në Lartësitë Golan dhe po avancon pa pengesa, dhe në marëveshje me grupet terroriste që i ka mbështetur deri më tashti, 25 km në brendësi të territorit sirian, duke vënë nën kontrollin e saj çdo lloj baze ushtarake që i përkiste ushtrisë siriane.
Me preteksin për të krijuar një zon tampon ushtarake të përkohëshme për të siguruar kufijt e shtetit të Izraelit.
Por duke pasur parasysh se që nga 1948 e deri më sot çdo territor që ata e kanë marrë gjithnji mbi të njëjtin pretekst dhe “përkohëisht”, do të thotë që nuk e do e kthjenë më.
Me futjen e forcave të ushtrisë pushtuese terroriste të Izraelit në territorin e Sirisë, më në fund u mor vesh edhe qëllimi i asaj që në 2009 me sponsorizim të CIA-s dhe dirigjim të MOSAD-it u quajt nga mediat perendimore si “Pranvera Arabe”, e që kishte si qëllim të vetëm të mbillte kaos në vendet arabe duke rrëzuar qeveritë nacionale, duke futur luftën sektare fetare ndërmjet muslimanëve, për të dobësuar kështu çdo lloj rezistece të mundshme nesër që do të pengonte avancimin e ëndërrës së Zionistëve terrorist për të krijuar Izraelin e Madh.
Kjo nisi në vitin 2003 me sulmin amerikan ndaj Irakut nën preteksin e rremë të armëve të shkatërrimit në masë, pasi Iraku ishte bastioni i parë i nacionalizmit arab ndaj hegjemonisë zioniste.
Më pas duhej sulmuar Kadafi pasi ai përbënte problemin kryesor të sponsorizimit të nacionalizmit arab.
Dhe për këtë arsye u përdor NATO si një vrasës me pagesë, dhe u riaktivizua Al-Kaeda nga e para.
Pas rrëzimit të Libisë e cila përbënte edhe një depo të vlefshme armësh për gjithë grupet terroriste, kështuqë amerikanëve dhe zionistëve nuk do ju duhej të harxhonin para për të siguruar armë për terroristët që po përgatisnin për në Siri, por thjesht do i transferonin ato nga Libia drejt Turqisë.
Dhe kështu edhe ndodhi, menjëherë pas rënies së Libisë filloi transferimi i armëve dhe i terroristëve, nga Libia drejtim Turqisë, e pastaj që aty në Siri.
Por në një moment që përkoi me fushatën elektorale të Obamës për mandatin e tij të dytë, amerikanët e ndalën këtë transferim terroristësh dhe armësh, pasi nuk donin që të ndikonte negativisht në fushatën e presidentit.
Por harruan t’jua shpjegonin këtë gjë edhe grupeve terroriste që ngritën e që po bashkpunonin tashmë në Siri dhe në Libi.
Dhe për këtë arsye këto grupe duke menduar se u tradhëtuan nga amerikanët sulmuan bazën e CIA-s në Bengazi të Libisë ku edhe vranë ambasadorin amerikan atje, i cili kishte vajtur aty për të biseduar me konsullin e përgjithëshëm të Turqisë në Libi, edhe ai i vendosur në Bengazi për të monitoruar këtë fluks terrorismi drejt Sirisë nëpërmjet Turqisë. Por kjo është komplet një histori më vete, por e ceka sa për të futur lexuesin në idenë e asaj që po shpjegoj.
Dhe gjith këtë katrahurë e shpjegon me një email të bërë publik nga Wikileaks, me vetëm dy rreshta të dërguar në shkurt të vitit 2012 Sekretares së Shtetit Hillari Klinton, nga Xheik Sullivan (Jake Sullivan, i lindur Jacob Jeremiah Sullivan) që sot mban detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të Amerikës, ndërsa në atë kohë ishte në detyrën Drejtor i Planifikimit të Politikave në Shtëpinë e Bardhë në presidencën Obama, ku shkruan
“(AQ is on our side in Syria.
Otherwise, things have basically turned out as expected).
AQ shkurtim për Al Qaeda është në anën tonë në Siri.
Përndryhse, gjërat po rezultojnë ashtu si e kemi pritur/parashikuar”
Por parashikimi i tyre u realizua me një vonesë 12 vjeçare.
Kjo pasi në mes, në një moment të caktuar të këtij plani perfid dhe pervers për të rëzuar edhe shtetin e fundit nacionalist arab që i kish mbetur si pengesë Zionismit terrorist të Izraelit për të realizuar ëndrrën e tyre biblike të Izraelit të Madh, ndërhynë ushtarakisht në krah të Sirisë, në fillim Irani, e më pas me kërkesë të Iranit dhe të vet Sirisë edhe Rusia.
Por sot që ushtria siriane dhe komanda e saj e lartë tradhëtuan jo vetëm komandatnitn e tyre por edhe vetë Sirinë, duke ja shitur atë organizatave terroriste të sponsorizuara, krijuara, trajnuara e armatosur e drejtuar edhe ushtarakisht nga Turqia, Izraeli, NATO e Amerika, dy vendet që e mabjtën Republikën Siriane në këmbë ndaj gjith këtij terrorizmi perendimor, Rusia dhe Irani, duke parë se vetë ushtria siriane po dorëzonte pozicionet e saj pa shkrepur asnjë fishek, vendosën të tërhiqeshin pasi ato nuk hynë në Siri për të luftuar për Sirinë dhe sirianët, por me Sirinë dhe sirianët kundër terrorizmit të sponsorizuar, për të mbrojtur nacionalizmin arab të mos binte preh e kurthit zionist.
Në një shkrim timin të mëparshëm pata argumentuar se kjo luftë në Siri do të jetë një humbje strategjike për perëndimin.
Në rast se do e shohim vetëm në aspektin ushtarak, një pjesë mund ta marrin si një fitore strategjike ushtarake të perendimit ndaj Rusisë dhe Iranit, por në realitet kjo do të ishte e tillë nëse Irani dhe Rusia do të ishin angazhuar ushtarakisht në këtë konflikt kësaj here, dhe ndoshta kjo ka qënë edhe kurthi.
Por iranianët dhe rusët siduket e nuhatën (shërbimet sekrete do e kenë zbuluar shitblerjen e oficerëve sirianë) këtë, dhe vendosën të mos hynë duke e shmangur komplet këtë përballje me këto grupe terroriste e cila do i vinte rusët dhe iranianët në të njëjtën pozitë në të cilën ndodhen rusët në Ukrainë.
Ndaj nga ana ushtarake nuk kemi asnjë humbje strategjike ushtarake për Rusinë dhe Iranin.
Ndërsa sa i përket perëndimit, humbja strategjike ushtarake sapo është në fillet e saja.
Kjo pasi ajo që deri më tashti, pra problemi sirian konsiderohej problem i Rusisë dhe i Iranit, brënda natës u transferua tek perëndimi dhe NATO, tek Turqia, Amerika dhe Izraeli. Dhe tashmë të gjitha ato grupe terroriste të sponsorizuara do fillojnë të luftojnë njëra tjetrën për arsye pushteti dhe kontrolli territori, për qëllime të përfitimit ekonomik, por edhe për arsye të sektarizmit fetar. Dhe kështu do fillojnë të ngrihen kundër padronëve të tyre duke rrezikuar kështu bazat amerikane, turke dhe izraelite në Siri.
Iranianët tashmë janë tërhequr dhe për ta kjo mund të konsiderohet një humbje politike.
Ndërsa rusët vazhdojnë të mbajnë bazat e tyre në Latakia dhe në Tartus, të cilat ndodhen në një territor të banuar me sirianë muslimanë të sektit Alevi, të cilët duke qënë se janë edhe sekti kryesor që mbështeste Asadin janë të detyruar të mbajnë marëdhënie të mira me rusët për t’u mbrojtur nga terroristët që tashmë kanë marrë Sirinë.
Ndërsa të fituarit e mëdhej për momentin janë të parët zionismi terrorist izraelit të cilët jo vetëm arritën të marrin territor brënda Sirisë, por tashmë me largimin e Iranit nga Siria, kanë izoluar totalisht Hezbullahun, dhe shumë shpjet pasi të stabilizojnë gjëndjen dhe territorin e pushtuar në Siri, do t’i kthehen sërish luftës me Hezbullahun e dobësaur dhe pa mbështetje ushtarake, me qëllimin për ta përzënë atë nga jugu i Libanit, dhe për të marrë nën kontroll gjith territorin deri në lumin Litani, që shtrihet gati 30 km nga kufiri aktual i Izraelit. Normlaisht edhe këtë territor “përkohësisht” do e marrin.
Ndërsa fituesit e dytë janë Turqit të cilët tashmë edhe ata po avancojnë ushtarakisht në brendësi të territorit sirian me qëllimin e aneksimit të këtij territori dhe dobësimin e elementit kurd në Siri,në fillim të atij të PKK dhe më pas edhe të elmentit sirian kurd, i cili për momentin gëzon mbrojtjen e amerikës.
Humbësit në gjithë këtë katrahurë janë vetëm sirianet dhe arabët muslimanë , të cilët të gënjyer nga kryqëzata zioniste kanë mbërritur në derexhenë që më shumë urrejnë muslimanët e tjerë jo arabë dhe arabë, se sa urrejnë genocidin zionist në Gaza.
Më në fund me zhvillimet e fundit në Siri, ra edhe maska e perëndimit se të gjithë këtë përpjekje mbi 10 vjeçare e kishin me qëllimin e prurjes së “Demokracisë” dhe “Civilizimit perendimor” në Siri.
Ps: Rroftë terrorizmi ndërkombëtar, dhe ai Zionist, në emër të “Demokracisë”, si vlerë e shtuar e perëndimit.